• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Dy kushërinjtë kultivonin lëndë narkotike, njëri arrestohet, tjetri shpallet në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Dy kushërinjtë kultivonin lëndë narkotike, njëri arrestohet, tjetri shpallet në kërkim

28 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Cousins” gjatë të cilit u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Policia identifikoi 2 shtetas (kushërinj) si autorë të dyshuar të këtij rasti. Njëri prej tyre u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, ndërsa tjetri u shpall në kërkim dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar edhe në inteligjencën policore për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cousins”.

Si rezultat i operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga Indrit Çoku, 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim”.Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e kushëririt të shtetasit të arrestuar, konkretisht e shtetasit Arben Çoku, 54 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e banesës së shtetasit Indrit Çoku, kishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike i kryer në bashkëpunim”.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSI TË BIRIN ME ÇIFTE/ Gjykata lë në burg 83-vjeçarin Agim Shkullaku
Previous article "DEPUTETI QË DUAM"/ Rama në Kongres: Një derë e re për ata që duan të trokasin në PS, pa frikën se u del...

s.autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh Aktualitet

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT