• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ATENTATI/ FBI: Trump u godit vërtet nga plumbi
Home
Nderkombetare

ATENTATI/ FBI: Trump u godit vërtet nga plumbi

27 July, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

FBI-ja deklaroi se ish-Presidenti Donald Trump u godit në vesh nga një plumb gjatë atentatit ndaj tij më 13 korrik, duke i dhënë kështu qartësi ngjarjes, pas gati dy javësh konfuzioni dhe kundërthëniesh.

Në deklaratën e qarkulluar mbrëmjen e së premtes, FBI-ja tha se “ajo çfarë goditi ish Presidentin Trump në vesh ishte një plumb, qoftë i plotë apo i fragmentuar në pjesë më të vogla, që u shkrep nga arma e të dyshuarit të vdekur”.

Deklarata u bë dy ditë pasi drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha gjatë një seance dëgjimore në Kongres se nuk ishte e qartë nëse plagët e ish-Presidentit Trump u shkaktuan nga plumbi apo copëza të tjera

Më herët gjatë ditës së premte, ish-mjeku në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të ish-Presidentit Trump, kundërshtoi deklaratën e drejtorit të FBI-së.

Fakti se një plumb e plagosi ish-Presidentin Trump në vesh dhe se ai i shpëtoi vdekjes me një distancë me centimetër, është shndërruar në një element kryesor për fushatën e tij elektorale.

Ronny Jackson, ish-mjeku në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të ish-Presidentit Trump, deklaroi se: “Nuk ekziston asnjë provë se u godit nga ndonjë gjë tjetër përveç një plumbi”, shkruajti zoti Jackson, një aleat i ngushtë i ish-Presidentit Trump. “Drejtori i FBI-së Wray gabohet dhe është e papërshtatshme që të sugjerohet ndonjë gjë tjetër”.

Të enjten, ish-Presidenti Trump iu drejtua medias së tij sociale për ta kritikuar drejtorin e FBI-së.

“Ishte fatkeqësi që një plumbi e goditi veshin tim, dhe e goditi fort. Nuk pati xham, nuk pati copëza”, shkruajti ish-Presidenti Trump, duke shtuar se: “Nuk është çudi që FBI-ja dikur e lavdishme, ka humbur besimin e Amerikës!”.

Edhe zëdhënësi i fushatës elektorale të ish-Presidentit Trump i tha agjencisë së lajmeve Reuters se çdo variant tjetër se ish-presidenti mund të ishte goditur nga diçka tjetër, ishte nënprodukt i teorive të konspiracionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U LARGUA NGA DREJTIMI I KUVENDIT/ Elisa Spiropali mesazh Lindita Nikollës: Qëndrove në lartësinë dhe dinjitetin e detyrës
Previous article SKEMA E MASHTRIMIT/ Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 5 persona: Vodhën 15 qytetarë duke marrë kredi në emër të tyre...

s.autor

Postime të ngjashme

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT