• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MEGAOPERACIONI I POLICISË SHQIPTARE DHE ASAJ MALAZEZE/ “Na jepni 50 mijë euro”, shpëtohen 11 emigrantë arabë të marrë peng
Home
Breaking News

MEGAOPERACIONI I POLICISË SHQIPTARE DHE ASAJ MALAZEZE/ “Na jepni 50 mijë euro”, shpëtohen 11 emigrantë arabë të marrë peng

26 July, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit shqiptar ka luajtur një rol kontribues kryesore për finalizimin e operacionit ndërkombëtar të koduar “Kidnapping”, ku 11 emigrantë arabë ishin marrë peng nga disa persona.

Informacionet e siguruara nga Policia e Shtetit shqiptar dhe të shkëmbyera nëpërmjet Europol, me Policinë malazeze, mundësojnë gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve arabë, të cilët ishin marrë peng.

Pengmarrësit, emigrantë afganë, 2 prej të cilëve të arrestuar në Mal të Zi, i mbanin pengjet në një territor malor në Mal të Zi, nën kërcënimin e armëve, dhe kërkonin 50 000 euro për t’i liruar.

Si rezultat i angazhimit maksimal, si partner i besueshëm, në një operacion ndërkombëtar për lirimin e 11 shtetasve (emigrantë ilegalë, nga vendet e treta) që mbaheshin peng në Mal të Zi, Sektori për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, nëpërmjet marrjes së informacionit dhe shkëmbimit të tij në kohë reale, u bë e mundur organizimi i operacionit ndërkombëtar të koduar “Kidnapping”.

Policia Shqiptare ka siguruar informacione për vendndodhjen e këtyre shtetasve dhe për elemente të tjera që çuan në identifikimin e autorëve.

Informacionet u shkëmbyen nëpërmjet Europolit, me partnerët malazezë, të cilët angazhuan shërbimet e tyre policore dhe ushtarake, krehën zonën dhe mundësuan lokalizimin dhe kapjen në Mal të Zi, e 2 prej autorëve të rastit, emigrantë ilegalë nga Afganistani”, thote policia.

Nga hetimet dyshohet se këta dhe dy shtetas të tjerë janë të implikuar dhe në raste të tjera pengmarrjeje në të njëjtën zonë. Gjithashtu, u gjetën 11 emigrantët e marrë peng, të cilët ishin dhunuar nga shtetasit afganë.

“Operacioni i sotëm është tregues i qartë i bashkëpunimit të suksesshëm të Policisë së Shtetit me homologët e Malit të Zi. Policia e Shtetit Shqiptar mbetet e angazhuar për të kontribuar me të gjitha kapacitetet e saj, për finalizimin e operacioneve me rëndësi ndërkombëtare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUNDËR "ZGJEDHORES"/ Shehi: Beteja me flakadanë u bë për këtë marrëveshje, turpi i opozitës
Previous article "PLAS" SHERRI MES ARTA KABASHIT DHE BARDHIT/ Reagon e motra e këngëtares: Kam qenë dëshmitare kur ju ka uruar

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT