Drejtori i Policisë së Shkodrës Edmond Sulaj ka dalë në një konferencë për mediat ditën e sotme, ku ka dhënë detaje mbi operacionin “Bjeshkët”, të zhvilluar gjatë ditëve të fundit.
Operacioni i kryer në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe policinë e Malit të Zi, u finalizua ditën e djeshme me arrestimi ne një 28-vjeçari dhe asgjësimin e mbi 10 mijë rrënjëve të kanabisit, që u gjetën në 3 parcela. Gjithashtu raportohet se janë goditur edhe raste të shpërndarjes së drogës në formë çokollate.


