• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTË KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Rekomandimet e deputetëve evropianë për SHQIPËRINË
Home
Shqipëri

LUFTË KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Rekomandimet e deputetëve evropianë për SHQIPËRINË

26 January, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Deputetët e Parlamentit europian dhe ata të Parlamentit shqiptar që janë anëtarë Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, do të mblidhen në Tiranë më 12 dhe 13 shkurt.
Në përfundim të takimit do të miratojnë rekomandime, që reflektojnë shqetësimet e PE.

Në projektin paraprak që Top Channel disponon, theksi duket se është vënë te lufta ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe kundër krimit të organizuar.

Top Channel ka mundur të konsultojë projektin me rekomandimet e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri drejtuar autoriteteve shqiptare, të cilave u kërkohen rezultate të prekshme ndaj korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke nënvizuar se nuk mjafton vetëm hetimi dhe gjykimi, por duhen dënime. Projekt-rekomandimet, që mund të pësojnë ndryshime gjatë mbledhjes së 12-13 shkurtit, i bëjnë të qartë Tiranës se së bashku me zbatimin e reformës në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, konsiderohen tejet parësore. Për këtë, kërkohet përforcim i masave, veçanërisht përsa i përket identifikimit të rrjeteve kriminale që qëndrojnë pas këtyre trafiqeve.

Përsa i përket zgjedhjeve, projekti me rekomandimet në fazën aktuale nuk përmend probleme konkrete si blerja e votës, por duket se pranon një mungesë besimi ndaj procesit dhe thotë shprehimisht se mban në konsideratë raportin final të OSBE-ODIHR-it, ku janë të listuara të gjitha problemet me zgjedhjet e fundit. Për këtë, nënvizohet nevoja për të rikthyer besimin e publikut tek integriteti i procesit zgjedhor dhe rikujton se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë esenciale për të përparuar me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Përsa i përket klimës politike, Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit pritet të ritheksojë rëndësinë e dialogut politik dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndër-partiak për reformat, ndërsa nënvizon se debati politik duhet të zhvillohet brenda në Parlament.

Pasi nënvizon nevojën për rezultate konkrete në zbatimin e reformës në drejtësi dhe vettingut, Komiteti apelon për caktimin e një date për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OSHEE/ PENALITETE për qytetarët që nuk kanë regjistruar adresën, ja AFATI fundit
Previous article Si të kombinoni një fund lëkure me stil sipas të famshmeve shqiptare (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

"KUSH MË QUAN TRADHËTAR ËSHTË I PAFYTYRË"/ Rama u përgjigjet nga Shkodra akuzave të protestuesve Politikë

"KUSH MË QUAN TRADHËTAR ËSHTË I PAFYTYRË"/ Rama u përgjigjet nga Shkodra akuzave të protestuesve

IRONIA e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri Politikë

IRONIA e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT