Një automjet ka shpërthyer në Gramsh pasi i ishte vendosur tritol. Për pasojë janë lënduar dy vëllezërit, Algert dhe Erald Mine.
Si pasojë e plagëve të marra fillimisht vëllezërit u dërguan në spitalin e Gramshit, por më pas për shkak të gjendjes së rënduar janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Sakaq pista kryesore e hetimit është ajo e vendosjes së lëndës eksplozive, megjithatë hetimet vijojnë ende.
Gjithashtu sipas grupit hetimor për shkak se dy vëllezërit nuk rezultojnë të kenë precedent penalë, po hetohet edhe një tjetër pistë. Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me atentatin në Memaliaj, për të larguar vëmendjen.
Sa i takon të kaluarës së dy vëllezërve, asnjë prej tyre nuk rezulton të ketë precedent penale. Një prej vëllezërve ka në pronësi një lokal, ndërsa vëllai tjetër një biznes mobilerie.


