• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA NË PLAZHE/ Bllokohen 40 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë, Policia vendos gjoba “të majme”
Home
Aktualitet
Kronikë

SIGURIA NË PLAZHE/ Bllokohen 40 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë, Policia vendos gjoba “të majme”

21 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjatë kësaj javë në kuadër të operacionit “Siguria Detare” janë bllokuar 40 mjete lundruese nga Ksamili ne Velipojë, si dhe janë gjobitur me masë administrative 100 000 Lekë drejtuesit e tyre.

Konkretisht mjetet e bllokuara : 30 jet ski, 5 skafë dhe 5 gomone, ku 26 nga këto mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 10 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin, 4 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.


Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Vijon operacioni “SIGURIA DETARE”.

Policia Kufitare në bashkëpunim me  Njësinë Policore Detare, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, kanë intensifikuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore, dhe atyre lumore.

Gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 40 mjete lundruese.

Mjetet e bllokuara: 30 jet ski, 5 skafë dhe 5 gomone.

26 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.

10 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.

4 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

13 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100 000 lekë.

Drejtuesit e 27 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni.

Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave, iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve, në 12 raste që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë.

-Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.

-Njëkohësisht Policia Kufitare fton pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare, apo të masave të sigurisë gjatë udhëtimeve turistike në zonat bregdetare liqenore dhe lumore, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA NË MEMALIAJ/ Gjenden tre armë me silenciatorë, pamje nga vendi ku autorët dogjën makinën
Previous article E PËSON KEQ/ Merrte makina me qera dhe më pas i shiste, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT