Jorgo Goro vendosi të paraqesë rekurs në Gjykatën e Lartë pasi kundërshton masën e sigurisë “arrest në burg”.
Jorgo Goro, u vu në pranga me urdhër të SPAK në 23 mars 2024, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke tjetërsuar dy prona me sipërfaqe të konsiderueshme në jug të vendit.
Goro u arrestua në një lokal në Dhërmi teksa ndodhej në shoqërinë e disa personave të tjerë.
Përveç Goros masa “arrest në burg” është caktuar edhe për Stavri Mehillin, i cili është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka përfituar një nga tokat dhe ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formularëve”.
Në tjetërsimin e provave janë përfshirë edhe tre persona të tjerë Jerasimo Bashi, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bilbil Aliaj ish Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë dhe Vezir Gjikoka Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.


