Një episod ndodhi në Parlamentin Europian në Strasburg, gjatë seancës së sotme. Protagoniste është bërë deuptetja rumune e partisë ultra të djathtë SOS Rumania, Diana Iovanovici.
Teksa në foltore mori fjalën liderja e liberlëve, Valerie Hayer, deputetja rumune u çua nga vendi, nxori një maskë dhe tregoi dy ikona të shenjta dhe thërriste: Ne besojmë në Zot.
Hayer iu drejtua Von Der Leyen në fjalim që të bënte gjithçka është e mundur si kryetare e Komisionit Europian që të lejojë ndërprerjen e shtatëzanisë vullnetare duke e përfshirë në kartën e të drejtave themelore të BE-së. Kjo nuk është pritur mirë nga deputetja rumune që në atë moment u çua nga vendi duke thiërritur me ikonat në duar.
Më pas presidentja e PE-së Roberta Metsola ndërhyri dhe kërkoi që deputetja rumune të nxirrej nga salla. Nëpunësit e nxorën jashtë teksa eurodeputetët e tjerë duartrokitën këtë veprim.
Më pas përpara mediave, deputetja rumune shpjegoi pikëpamjet e saj, duke akuzuar Von der Leyen lidhur me pandeminë e Covid-19. ‘Ursula vrau njerëz gjatë pandemisë.
U varrosën 75 mijë rumunë. Ky është realiteti. Ata vranë njerëz gjatë pandemisë. Covid nuk ka ekzistuar kurrë, kurrë. Unë jam juriste dhe e di se ç’them. Ata vranë njerëz’, u shpreh Diana Iovanovici.


