• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKULLORET ME PËRBËRËS TË RREZIKSHËM/ Reagon AKU, ja çfarë deklaron
Home
Aktualitet
Kronikë

AKULLORET ME PËRBËRËS TË RREZIKSHËM/ Reagon AKU, ja çfarë deklaron

17 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar për rastin e akulloreve me përbërës të rrezikshëm, që u risollën në vëmendje një ditë më parë nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, në raportimin vjetor në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në Kuvend.

Ky i fundit deklaroi solli në vëmendje një rast auditimi të Autoriteti Kombëtar të Ushqimit në vitin 2021 për një sasi akulloresh me përbërës të rrezikshëm, për të cilat ai tha se AKU nuk kishte kryer asnjë veprim.

Në njoftimin e bërë sot, AKU sqaron se njoftimin nga sistemi RASFF e mori më 30 korrik të vitit 2021.

“…U njoftuam se Shqipëria është në listën e 47 vendeve të cilat janë furnizuar me produktin akullore të prodhuar nga një kompani franceze, e cila përmbante “Substancën e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores”.

Pas marrjes së njoftimit, AKU thotë se u kryen verifikime të sasisë së importuar për lotet respektive të evidentuara në njoftim, si dhe u kryen inspektime në Operatorët e Biznesit Ushqimor me qëllim ndjekjen e gjurmueshmërisë së produktit dhe tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e tij.

“Importet për këtë produkt sipas loteve të përcaktuara nga sistemi RASFF janë kryer gjatë periudhës nga data 01.03.2021 deri me 22.05.2021 (data para daljes së njoftimit nga sistemi RASFF me datë 31.07.2021) .”

Shtatë ditë nga marrja e njoftimit, AKU thotë se u kryen inspektime në subjektet respektive dhe më pas është bllokuar dhe asgjësuar e gjithë sasia e këtij produkti.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron gjithashtu se ky autoritetet njoftoi konsumatorin për produktet e përcaktuara në Lot-e respektive, për moskonsumim dhe kthim mbrapsht në pikat e shitjes ku e kishin blerë.

Një ditë më parë, kreu i KLSH-së deklaroi të kundërtën, duke thënë se AKU u njoftua menjëherë nga sistemi europian RASFF, por se nuk kreu asnjë veprim për ta bllokuar produktin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "O NUREDIN DUMANI, JE K*RVË"/ Reagon Xhovana Nikolli: S'jam femër që dorëzohem, hajde më hidh prapë tritol...
Previous article E RËNDË/ Gjendet i vdekur në banesë një person në Tiranë, dyshimet e para

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT