• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIAKTIVIZOHET ZJARRI NË MALIN BALAGJAJ NË KLOS/ 40 hektarë tokë e përfshirë nga flakët, ndërhyn ushtria
Home
Aktualitet
Kronikë

RIAKTIVIZOHET ZJARRI NË MALIN BALAGJAJ NË KLOS/ 40 hektarë tokë e përfshirë nga flakët, ndërhyn ushtria

15 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në malin turistik të Balgjajt në Klos.

Që prej dy ditësh është rindezur zjarri i cili ishte izoluar paraprakisht nga ndërhyrja e bërë të premten dhe të shtunën nga shërbimi zjarrfikës i Klosit, ai pyjor dhe banorë të zonës.

Ndërkohë të dielën vatra është riaktivizuar dhe ka marrë përmasa të mëdha. Paraprakisht mësohet se sipërfaqja e vatrës së zjarrit që ka përshkuar mësivin pyjor me pish dhe Ah ka shkuar në rreth 40 Ha.

Për shkak të erës së fortë dhe temperaturave shumë të larta zjarri vijon të jetë aktiv dhe të përhapet me shpejtësi. Ndërkohë, këtë të hënë grupeve të pushtetit vendor dhe banorëve i janë bashkuar edhe efektivët e forcave tona të armatosura nga Komanda e Forcës Tokësore, Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut në Burrel.

Zjarri është afruar pranë liqenit të zambakëve i cili është liqeni më i afërt i rrugës që vjen nga fshati Kurdari. Ndërkohë, banorët bëjnë apel për ndërhyrje nga ajri në mënyrë që dëmi ekonomik të mos rritet dhe të shpëtohen masivet e tjera pyjore në këtë zonë turistike.

Duke qenë se aty ndodhen 5 liqeni, helikopteri e ka të lehtë të mbushet me ujë dhe për një kohë të shkurtër të vërë nën kontroll flakët.

Ende nuk dihet nëse zjarri i rënë në këtë zonë turistike malore të jetë shkaktuar qëllimisht apo nga pakujdesia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR VAJZAT NOSTALGJIKE/ Adele rikthen trendin retro të vathëve
Previous article E THOTË HAPUR/ Stoltemberg: Nuk do të bëhemi pjesë e konfliktit me Rusinë

s.autor

Postime të ngjashme

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë Aktualitet

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth... Aktualitet

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth...

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit Aktualitet

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT