• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI TEK ONKOLOGJIKU/ Prokuroria e Tiranës shpall mos kompetencë, ia kalon dosjen SPAK-ut
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDALI TEK ONKOLOGJIKU/ Prokuroria e Tiranës shpall mos kompetencë, ia kalon dosjen SPAK-ut

14 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dosja ndaj mjekëve të Onkologjikut i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme. Do të jenë prokurorët e SPAK të cilët do të vlerësojnë hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranës dhe do kryejnë hetime të tjera ndaj 7 të akuzuarave. Kjo e fundit 4 ditë më parë shpalli moskompetencë, pasi dyshohet për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal. Më 26 Qershor, Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit  dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut.

Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij. Për çdo pacient që orientohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.

Përveç Edmond Gashit, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin “pazar” me jetën e pacientëve.Nga hetimet u zbulua se në Onkologjik u instalua një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Që të përdoret Cobalt Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vienës.

Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua, por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike. Edhe KLSH ka bërë një kallëzim për rastin, në SPAK. “Jemi të detyruar që konkluzionet tona për Onokologjikun, ti drejtojmë në institucionin që është institucioni kompetent për të ndjekur në mënyrën më të plotë të mundshme të gjithë tablo të skeletit të ligjit penal, pra Prokuroria Speciale”, është shprehur më parë kreu i KLSH.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA E SHMANGUR NË MITINGUN E TRUMP/ Makina e atentatorit gjendet e mbushur me eksplozivë
Previous article NDODH EDHE KJO! Vjehrra nga Fieri denoncon në polici: Nusja e djalit është arratisur nga shtëpia

s.autor

Postime të ngjashme

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT