Gjatë mitingut në Pensilvani Donald Trum u qëllua me armë. Ish-presidenti dhe aktualisht kandidati për President i SHBA u largua nga podiumi pasi u dëgjuan të shtëna të forta në fillim të një mitingu në Butler, Pensilvani, të shtunën mbrëma me orën europiane. Ai është plagosur në veshin e djathtë dhe sipas burimeve paraprake është “më tepër një gërvishtje”.
Trump mori mjekimin në spitalin e zonës dhe me pas u largua dhe është në gjendje të mirë. Shërbimi Sekret amerikan thotë se Trump tani është i sigurt dhe nën masa mbrojtëse.
Sipas FBI atentatori që tentoi të vriste Trump është 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks dhe u neutralizua nga Shërbimet Sekrete. Policia thotë së një pjesëmarrës u vra në miting dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.
Ky nuk ëshhtë atentati i vetëm që është tronditur bota demokratike në Amerikë, Alpenews.al ju risjell atentat e bujshme ndaj ish-presidentave dhe presidentave amerikanë.
Më 30 mars 1981, Presidenti Ronald Reagan u qëllua jashtë hotelit Hilton në Washington, D.C., nga John Hinckley Jr.
Më 6 qershor të vitit 1968, Robert Kenedi mbajti një fjalim të paluhatshëm dhe u vra disa momente më vonë nga Sirhan Sirhan, një palestinezo-amerikan.
22 nëntor 1963 u vra presidenti Xhon F. Kenedi në Dallas të shtetit Teksas. Vrasja e Xhon Kenedit pati ndikim të gjatë në shumë amerikanë. Njerëzit qanin hapur nëpër rrugë, shkollat ishin mbyllur, ndërsa tubime përkujtimi të menjëhershme ishin mbajtur në shumë qytete.
Më 1886 Xhejms Hinds, që e kishte përfaqësuar Arkanzasin menjëherë pas Luftës Civile Amerikane, u vra nga një anëtar i Ku Klux Klan.
Edhe tre presidentë të tjerë janë vrarë si :Abraham Linkoln në vitin 1865, Uilliam Mekinli më 1901 dhe Xhejms Garfild në vitin 1881.
Në vitin 1975, kundër ish-presidentit Gerard Ford ishin ndërmarrë dy sulme me armë gjatë një muaji.
Në vitin 1950, dy nacionalistë portorikanë ishin përpjekur të vrisnin presidentin Heri Truman. U shkëmbye zjarr me sigurinë e zotit Truman, por nuk ia dolën ta qëllojnë presidentin.







