• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MEGA OPERACIONI ANTI-DROGË NË TIRANË/ Arrestohen 14 persona, katër ende në kërkim (DETAJET)
Home
Breaking News

MEGA OPERACIONI ANTI-DROGË NË TIRANË/ Arrestohen 14 persona, katër ende në kërkim (DETAJET)

13 July, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Nr. 5, dhe dhe Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacioni policor i koduar “Old plants”.Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal nr. 308/2022, i regjistruar si fillim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe më pas transferuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në burg” për 16 shtetas dhe janë vendosur 3 vendime për kontrolle banesash për 3 shtetas të tjerë.

Nga masat e vendosura nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë arrestuar 12 persona dhe 4 të tjerë po ndiqen me masa kërkimi.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Nr. 5, dhe Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, në vijim të punës për goditjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të implikuar në këto veprimtari, në kuadër të procedimit penal nr.308/2022, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsëm Tiranë, për shtetasit:

– E. A., 57 vjeç, A. A., 26 vjeç, I. V., 52 vjeç, Y. C., 48 vjeç, E. Sh., 26 vjeç, F. Z., 41 vjeç, I. D., 43 vjeç, R. D., 39 vjeç, L. A., 53 vjeç, D. K., 25 vjeç, I. H., 52 vjeç, dhe F. M., 52 vjeç, banues në Kamëz dhe Krujë.

Gjithashtu po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e 4 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitet 2021 dhe 2022, kanë kultivuar bimë narkotike në fshatra të ndryshme në malësinë e Krujës.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KULTIVUAN KANABIS NË MALËSINË E KRUJËS/ Arrestohen 12 persona, 4 të tjerë në kërkim
Previous article DOSSIER/ “Ish-oficeri i Marinës nga Berati, që më propozoi të bëhesha spiun dhe u rrah keqas nga Muharrem Dyli, s’qëndronte gjatë në kamp..."

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT