• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA E NËNËS DHE KATËR FËMIJËVE/ I gjithë qyteti në këmbë. Gjyshi puth arkivolet e BARDHË… (VIDEO)
Home
Ekskluzive

TRAGJEDIA E NËNËS DHE KATËR FËMIJËVE/ I gjithë qyteti në këmbë. Gjyshi puth arkivolet e BARDHË… (VIDEO)

26 January, 2018 F.autor Aktualitet, Ekskluzive, Sociale

Një tragjedi që arrin te prek të madh e të vogël, ka ndodhur ditën e djeshme në Tetovë të Maqedonisë.

Një nënë 39 vjeçare, Fatime Zulbehari, dhe katër fëmijët e saj të moshës 6 deri në 14 vjeç kanë mbetur të vdekur nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre në orët e hershme të mëngjesit.
Siç u informua nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, gjyshërit e shtëpisë kanë arritur të shpëtojnë nga zjarri, por jo nipërit dhe nusja, të cilët kanë qenë në gjumë në katin e dytë të shtëpisë, e si pasojë nuk kanë mundur të reagojnë.

Sot në Tetovë u zhvillua ceremonia e varrimit të pesë personave të cilët humbën jetën gjatë ditës së
djeshme pas një shpërthimi të zjarrit në shtëpinë e tyre.

Live nga varrimi i kater femijve dhe nenes ne Tetove

Posted by Tetova Sot on Friday, January 26, 2018

Një numër shumë i madh i personave, të solidarizuar e të prekur nga kjo fatkeqësi, dolën sot në rrugët e qytetit dhe i dhanë lamtumirën e fundit pesë personave të djegur. Për t’i nderuar e për t’u lutur për ta…

Por këtu lind edhe ngërçi tjetër. Qytetarët e Tetovës, përveç se kritikojnë joefikasitetin e zjarrfikësve, ata fajësojnë edhe Komunën e Tetovës për rrugët e bllokuara.
Kjo pasi mendohet se ambulanca është vonuar duke shkaktuar kështu më vonë edhe fatkeqësinë.
Pas akuzave të bëra, edhe Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në një prononcim para mediave, ka pohuar se zjarrfikësit në rastin e familjes Zylbeari kanë arritur në kohë, dhe nuk kanë pas asnjë pengesë gjatë rrugëve për të arritur deri tek vendi i ngjarjes.

Por, lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në lagjen e tyre, ka folur një prej fqinjëve.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejtë, zjarri e kaploi shtëpinë. Dëgjoheshin britmat e fëmijëve dhe nënës së tyre, mirëpo ishte e pamundur t’u ndihmohet. Deri sa dolëm ne nga shtëpia, kulmi i shtëpisë që digjej veçmë ishte rrënuar, ishte e pamundur të bëhet diçka”.Nuk do ta harroj këtë tmerr deri në ditën e varrit”, tha ai. 

Nga zjarri që ka përfshirë njërën shtëpi, kanë pësuar dëmtime edhe dy të tjera, por pa lëndime në njerëz.
Shkaqet që e kanë sjellë zjarrin ende nuk dihen, por dyshohet të ketë qenë ngrohja me dru. Gjatë kohës kur ka ndodhur tragjedia, babai i fëmijëve ka qenë në orar të punës.
Komuna e Tetovës sot do të mbaj mbledhje emergjente të këshillit me qëllim ndarjen e mjeteve financiare për rregullimin e shtëpive të dëmtuara nga zjarri por edhe për shpalljen e së premtes dhe së shtunës ditë zie.

Rrënqethëse: Momenti kur gjyshi puth me lot arkivolet e katër nipërve të tij dhe nuses së djalit nga tragjedia në Tetovë.

Përgatiti: AlpeNews.al

Momenti kur gjyshi puth me lot arkivolet e katër nipërve të tij dhe nuses së djalit nga tragjedia në Tetovë

Momenti kur gjyshi puth me lot arkivolet e katër nipërve të tij dhe nuses së djalit nga tragjedia në Tetovë

Posted by Tetova Sot on Friday, January 26, 2018

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aksioni i ujit të pijshëm, ndërpriten lidhjet e paligjshme në zonën e Paskuqanit
Previous article 22-vjeçari nga Tirana denoncon në polici: Si më kërcënuan me pistoletë

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT