• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË NDODHI? BE ngrin 30 milionë euro ndihmë për ministrinë e Mbrojtjes së Gjeorgjisë, i ndalon edhe procesin e pranimit në union
Home
Nderkombetare

ÇFARË NDODHI? BE ngrin 30 milionë euro ndihmë për ministrinë e Mbrojtjes së Gjeorgjisë, i ndalon edhe procesin e pranimit në union

9 July, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Bashkimi Evropian tha se ka ndalur procesin e pranimit të Gjeorgjisë dhe ka ngrirë 30 milionë euro ndihmë për Ministrinë gjeorgjiane të Mbrojtjes, pasi ligjvënësit e këtij shteti miratuan një ligj që është parë si masë për të shtypur disidencën. Ambasadori i BE-së në Gjeorgji, Pawel Herczynski, u tha gazetarëve në Tbilisi gjatë një ngjarjeje më 9 korrik se blloku po shqyrton masa të mëtejme nëse situata në Gjeorgji “përkeqësohet edhe më shumë”.

Herczynski tha se ky vendim është në përgjigje të Ligjit kundërthënës për “agjentët e huaj”, i njohur edhe si Ligji për transparencë të ndikimit të huaj, por edhe për shkak të hapave të fundit antidemokratikë që ka ndërmarrë Qeveria gjeorgjiane.

“Ligji për transparencë të ndikimit të huaj qartësisht është kthim prapa dhe retorika antiperëndimore, antievropiane është në kundërshtim me qëllimin e deklaruar të shtetit për t’iu bashkuar BE-së”, tha Herczynski, duke shtuar se vendimi për të ndaluar procesin e pranimit të Gjeorgjisë në BE është ndërmarrë më 27 qershor.Herczynski tha se shpreson që Tbilisi do të rishqyrtojë disa prej vendimeve të tij të fundit, pasi Qeveria e re të formohet pas zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në tetor.

“Sinqerisht shpresoj që më 26 tetor, gjeorgjianët do të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe Qeveria e re, kushdo që do të fitojë zgjedhjet, do të rikthehet shpejt dhe do të rinisë puna e vështirë drejt pranimit të Gjeorgjisë në BE”, theksoi Herczynski.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, e quajti vendimin e BE-së “përgjigje” ndaj “retorikës dhe veprimeve antievropiane dhe antiperëndimore” të Qeverisë që udhëhiqet nga partia Ëndrra Gjeorgjiane.

“Përderisa kjo është një përgjigje ndaj politikës të pamatur dhe armiqësore të partisë në pushtet ndaj BE-së, në të njëjtën kohë është një paralajmërim për publikun: partnerët tanë po na thonë se ‘zgjedhja është në duart tuaja’ ose Gjeorgjia do të ketë të ardhme evropiane ose do të izolohet në orbitën ruse”, tha Zurabishvili.

Më 28 maj, ligjvënësit nga partia Ëndrra Gjeorgjiane rrëzuan veton e Zurabishvilit, duke e shtyrë drejt miratimit Ligjin për “agjentët e huaj”.

I cilësuar si “ligji rus” nga protestuesit gjeorgjianë, për shkak të ngjashmërive me një ligj në Rusi që i ka mundësuar Kremlinit të burgosë, gjobisë dhe margjinalizojë disidencën, zyrtarët e BE-së kanë paralajmëruar të ketë “ndikim negativ në rrugën e Gjeorgjisë drejt BE-së”.

Edhe Uashingtoni ka njoftuar për ndalesa të udhëtimeve dhe “rishqyrtim” të raporteve dypalëshe, për shkak të ligjit. Javën e kaluar, SHBA-ja po ashtu njoftoi se ka shtyrë mbajtjen e stërvitjeve të planifikuara me Gjeorgjinë, të cilat janë mbajtur që nga viti 2016./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKON PRESIDENTIN KROAT MILANOVIÇ/ Osmani: Kroacia mike e Kosovës, folëm për të ardhmen e vendit tonë
Previous article RREZIK PËR PËRSHKALLËZIM TË KONFLIKTIT/ Dy ushtri akuzohen për mbështetjen e rebelëve të frikshëm në Kongo

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT