• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I NATO-S/ Erdogan takon nesër Mitsotakis, kyeministri grek ‘çon’ në Uashington përplasjet me Maqedoninë e Veriut
Home
Nderkombetare

SAMITI I NATO-S/ Erdogan takon nesër Mitsotakis, kyeministri grek ‘çon’ në Uashington përplasjet me Maqedoninë e Veriut

9 July, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të takohet me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën e 10 korrikut, në Uashington në margjinat e Samitit të NATO-s.

Sipas informacioneve takimi në Uashington,do të jetë i shkurtër pasi nuk ishte në agjendë dhe si Kyriakos Mitsotakis ashtu edhe Rexhep Tajip Erdogan kanë orare të ngjeshura, shkruan prothotema.gr.

Në qendër të takimit do të jetë kryesisht pasqyra e asaj që ka ndodhur së fundmi në marrëdhëniet greko-turke.

Nga Uashingtoni në Nju Jork

Sa i përket udhëtimit të Mitsotakis, pritet të ngrejë në nivelin më të lartë çështjen e shkeljes së Marrëveshjes së Prespës nga lidershipi i ri i Maqedonisë së Veriut. Ai do të flas rreth deklaratave të politikanëve nga shteti fqinj që janë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe do të theksojë se nuk respektohet çështja e emrit.

Mbrëmjen e së mërkurës, Mitsotakis do të jetë në Shtëpinë e Bardhë në darkën e organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden për nder të liderëve. Në axhendën e Samitit do të jetë forcimi i aftësive mbrojtëse të Aleancës dhe kontributi më i madh i vendeve anëtare evropiane të NATO-s dhe Kanadasë.

Mitsotakis gjithashtu ka paraqitur së bashku me homologun e tij polak një propozim për një mburojë evropiane të mbrojtjes ajrore që do të financohet me fonde evropiane dhe do të funksionojë krahas NATO-s.

Në Uashington, kryeministri grek do të zhvillojë edhe takime me anëtarë të Kongresit dhe nesër në Forumin Publik të NATO-s do të bisedojë me ish-zëvendës këshilltaren e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Nadia Schadloë.

Pas përfundimit të punimeve të Samitit të NATO-s, Mitsotakis do të shkojë në Nju Jork, ndërsa të premten e 12 korrikut do të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EURO 2024/ Çifti i mundshëm finalist, favoritët e kompanive të basteve
Previous article MBILLNIN KANABIS NË MAL/ Zbulohet plantacioni në kufirin greko-shqiptar, asgjësohen mbi 2 mijë bimë

s.autor

Postime të ngjashme

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT