• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet në Himarë 25-vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet në Himarë 25-vjeçari

9 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 25-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e policisë në Palasë.

R.M., 25 vjeç, rezulton se është banues në Tiranë, teksa sipas informacioneve ai lëvizte i armatosur.Pas një kontrolli nga blutë e Vlorës, në mjetin e tij u gjet 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër.

Ndërkohë që pas hetimeve u ushtrua kontroll edhe në banesën e tij në Tiranë, ku u gjet një tjetër armë zjarri pistoletë dhe një krehër.

2 armët e zjarrit pistoleta dhe 2 krehrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e tij tip “Benz” dhe 1 celular.

Teksa 25-vjeçari është arrestuar, materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Himarë

Angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i posedojnë ato.

Finalizohet nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, operacioni policor i koduar “Strike 18”.

Qarkullonte i armatosur, me automjet, dhe posedonte një armë tjetër, në banesë, kapet në flagrancë në Palasë dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra, 1 automjet dhe 1 celular.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 18”, në kuadër të të cilit u bë kapja në fshatin Palasë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– R. M., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër. Në vijim të kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një tjetër armë zjarri pistoletë dhe një krehër.

2 armët e zjarrit pistoleta dhe 2 krehrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e tij tip “Benz” dhe 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKTET E DHËNDRIT TË TRUMP/ Rama: Ne kemi nevojë për super luks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë
Previous article SAMITI PËr 75-VJETORIN E NATO-S/ Lindita Nikolla në Uashington

s.autor

Postime të ngjashme

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës… Aktualitet

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës…

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT