• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA E VOA: Pikëpyetje për atë që do të sjellin zgjedhjet në Francë
Home
Nderkombetare

ANALIZA E VOA: Pikëpyetje për atë që do të sjellin zgjedhjet në Francë

6 July, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Partitë e të gjithë spektrit politik u kërkuan francezëve të votojnë masivisht të dielën pavarësisht rezultatit, ndërsa sondazhet parashikojnë se e djathta e skajshme do të fitonte shumicën, por jo atë absolute. Në raundin e parë, partia “Bashkimin Kombëtar” e Marine Le Pen fitoi një të tretën e votave, duke hapur mundësinë që e djathta e skajshme të drejtojë vendin për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Për një shumicë qeverisëse nevojiten 289 vende në Asamblenë Kombëtare.

Punonjësit në komunën franceze Livry-Gargan, pranë Parisit, bënë gjithçka gati në qendrat e votimit të shtunën, në përgatitje për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare që mbahen të dielën.

Presidenti francez Emmanuel Macron mund të përballet të hënën me një surprizë jo të këndshme, nëse e djathta e skajshme fiton zgjedhjet. Nëse ky skenar ndodh, atëherë do të ketë ndikim në punën e zotit Macron si fushën e mbrojtjes dhe të punëve të jashtme.

Ekspertët thonë se një fitore e partisë “Bashkimin Kombëtar” në këto zgjedhje, e udhëhequr nga Marine Le Pen, mund të zvogëlojë rolin e presidentit Macron si një figurë me ndikim në çështjet evropiane dhe botërore dhe si një nga mbështetësit kryesorë të Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Me shumë prej kandidatëve të tij tashmë jashtë garës, blloku i partive të qendrës së zotit Macron nuk mund të sigurojë shumicën absolute, që i dha atij hapësirë të mjaftueshme manovrimi në mandatin e tij të parë si president nga viti 2017.

Analistët presin që ai të humbasë dhe shumicën që kishte pas fitores në zgjedhjet e vitit 2022, me 245 vende, duke e bërë grupin më të madh të vetëm, megjithëse pa një shumicë të qartë në Asamblenë Kombëtare.

Banorët e Parisit kanë mendime të ndryshme në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Unë shpresoj që ‘Bashkimi Kombëtar’ të mos fitojë shumicën, por nëse ata fitojnë shumicën e vendeve në Asamblenë Kombëtare do të thotë se do të jetë një realitet i ri në Francë. Megjithatë nuk mendoj se 40% e njerëzve janë racistë në Francë”, thotë një banore e Parisit.

“Unë jam i shqetësuar për rritjen gradualisht të së djathtës ekstreme në rezultatet e zgjedhjeve, kështu që jam i shqetësuar për bllokimin institucional që mund të shkaktojë kjo situatë”, thotë një banor i Parisit.

“Unë nuk e shoh problemin me të djathtën ekstreme. Unë e dua dhe e adhuroj Francën, nëse nuk më duan këtu, lamtumirë! Çfarë mund të them tjetër”, thotë një banor i Parisit.

Një sondazh i fundit e nxjerr Bashkimin Kombëtar fitues me 205-230 vendeve në parlament. Partia Fronti i Ri Popullor e krahut të majtë u radhit e dyta me 145-175 vende dhe blloku i partive të qendrës i Presidentit Emmanuel Macron i treti me 130-162 vende./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Le Pen: Do të pengojmë përdorimin e armëve në Rusi
Previous article LJAM I MIRË/ Hyn në fuqi marrëveshja me Italinë për pensionet, ja ku duhet të aplikojnë shqiptarët

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT