• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RREFEN vjehrri për Moisi Habilajn/ As ka vrarë, as ka prerë, por çupa ime…
Home
Breaking News

RREFEN vjehrri për Moisi Habilajn/ As ka vrarë, as ka prerë, por çupa ime…

1 November, 2017 Redaktor2 Breaking News

Babica është e rrethuar nga ullinjtë dhe disa kopshte të vogla. Rrugët janë të dëmtuara dhe të vjetra, ashtu si shumica e mureve rrethuese të oborreve të shtëpive. Banorët kanë lidhje miqësie mes tyre. Top Story gjate vizites ne Babice ka folur edhe me vjehrrin e Moisi Habilajt.

“Krushk e kam, vajzën e kam dhënë tek Moisi Habilaj. Për mua, nuk ka bërë gjë. Për mendimin tim që e kam dhëndër, e kam djalë, i pafajshëm është, as ka vrarë dhe as ka prerë”, thotë Lavdosh Mezurai.

I moshuari invalid thotë se dhëndri, Moisiu, nuk ka bërë asnjë krim, nuk ka vjedhur dhe nuk ka vrarë askënd, por ka punuar dhe siç thotë vetë, ka shitur disa kilogramë ilaçe në Itali.

“Ai s’ka vajtur për të vjedhur, ai ka vajtur për të ushqyer kalamajtë, siç venë gjithë bota që merret me ato pisllëqe. Ku e dinte ajo? S’e dinte fare çupa ime. Unë ushqehem vetë. Ja, vajta dy vjet xhaxhi kështu (teksa tregon këmbën e çalë), unë punoj vetë”, shton vjehrri i Moisiut.

Lavdoshi na shoqëron për të na treguar shtëpitë e Habilajve, por nuk është aspak e vështirë të gjenden. Habilajve duket se ju ka ecur, të paktën deri para disa javëve.

Porta me hekur të punuar me thurje është hyrja në oborrin ku ndodhen dy vila të reja dhe shtëpia e vjetër ku jetonin një pjesë të kohës njerëzit më të kërkuar aktualisht në Itali dhe në Shqipëri.

Vilat e Habilajve janë të rrethuara në një anë me mure dhe janë të vetmet në fshat me ndriçim vertikal. 10 kamera sigurie kanë vënë vëllezërit Habilaj në vilat e tyre dhe me to kontrollonin çdo lëvizje në rrugët rreth vilave.

TCH 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Misteri i gruas e cila ishte vetmja që qëndroi në këmbë ditën kur u vra Kennedy
Previous article Policia e antitterrorizmit italian dëbon sot nga Italia imamin kosovar Idriz Idrizoviç

Redaktor2

Postime të ngjashme

VENDIMI PËR KRERËT E UÇK/ Haga: Nuk u provua se kishte sulm të përhapur ndaj popullatës civile, bie akuza për krime kundër njerëzimit Breaking News

VENDIMI PËR KRERËT E UÇK/ Haga: Nuk u provua se kishte sulm të përhapur ndaj popullatës civile, bie akuza për krime kundër njerëzimit

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike Breaking News

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT