• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Gjiknuri e Ahmetaj inspektojnë kantierin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Ja kur do jetë funksionale
Home
Ekonomi
GoodNews

Gjiknuri e Ahmetaj inspektojnë kantierin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Ja kur do jetë funksionale

26 January, 2018 g.autor Ekonomi, GoodNews

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri së bashku me ministrin E financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj kanë inspektuar kantierin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Ministri Gjiknuri tha se rruga do bëhet funksionale në vitin 2019 dhe ky aks është një arterie e rëndësishme që afron Korçën me Tiranën.

Ndërkohë ministri Arben Ahmetaj tha se në vitet 2018-2020 do investime masive në infrastrukturë. Ministrat shoqeroheshin nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe deputeti Eduard Shalsi.

Ata u njohën nga afër me ecurinë e deritanishme të projektit në fazën e tij zbatuese dhe problematikat që e kanë shoqëruar në vitet e shkuara. Punimet në terren po vazhdojnë me intensitet në të 3 Lot-et ndërsa në total vlerësohet se ka përfunduar mbi 50% e tyre. Ministri Gjiknuri theksoi se në vitin 2019 kjo vepër infrastrukturore do të ketë përfunduar duke u shndërruar në një arterie të rëndësishme për zonën juglindore.

“Ka qenë një nga ato projektet e trashëguara me shumë probleme por që po futet në rrugën e zgjidhjes. Është një segment i rëndësishëm, i vështirë, në një terren shumë të vështirë siç e shikoni edhe vet. Kompanitë po bëjnë një punë shumë të mirë dhe me zgjidhjen e problemeve të mbetura të projektit, besoj kjo rrugë do të jetë funksionale në vitin 2019 duke kompletuar këtë segment të rëndësishëm, duke afruar Korçën me Tiranën dhe pjesën tjetër të Shqipërisë. Në filozofinë tonë është ajo çka e kemi deklaruar, që duhet të përfundojmë të gjitha projektet e nisura. Fatkeqësisht, megjithëse është thënë që janë filluar rrugë ato asnjëherë nuk kanë qenë plotësisht të financueshme. Njëkohësisht do të hapim dhe ato segmente që kompletojnë arteriet e vendit”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Duke shkuar përtej projektit konkret, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj garantoi se qeveria ka tashmë plan të qartë në Buxhetin afatmesëm që krijon hapësirat fiskale për investimet masive në infrastrukturë pa cënuar stabilitetin.

“Qeveria shqiptare ka një plan shumë të qartë në Buxhetin afatmesëm, me hapësirat e duhura fiskale, për të kaluar edhe në projektin ‘1 miliard rindërtim’ me pesë segmente shumë të mëdha, të ndara gjeografikisht në veri dhe në jug të Shqipërisë. Në kuadrin e tre viteve, mendohet që viti 2018 do të jetë një vit shumë i rëndësishëm nga ana proceduriale e hartimit të projekteve, negocimit të kontratave. Fundi i vitit 2018, viti 2019, në vazhdim 2020 do të jenë vite kantieri shumë të rëndësishëm në të gjithë Shqipërinë. Sigurisht që siç e theksova, ne e kemi të maturuar dhe financimin brenda buxhetit afatmesëm ndaj nuk do të kemi surpriza fiskale negative por përkundrazi”, nënvizoi Ahmetaj.

I pranishëm gjatë inspektimit në terren, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla kujtoi se deri në vitin 2013 në këtë projekt nuk ishte realizuar asgjë.

“Kjo është një prej rrugëve të nisura që në Qershor të vitit 2009, asokohe ndoshta edhe për qëllime elektorale. Nga viti 2009 deri në vitin 2013 u krye vetëm 1% e volumit të punimeve dhe ajo çka mbahet mend është një rrëshqitje që shkaktoi dëmtimin e 20 shtëpive të një prej fshatrave nga ku kalon rruga. Ndërkohë që dua ta pranojmë se edhe në katër vitet e shkuara nuk u gjetëm zgjidhjet teknike të nevojshme për të bërë të mundur vijimin e punimeve të rrugës”, u shpreh Balla.

Më tej, ai përgëzoi ministrat ndërsa nënvizoi se Autoriteti Rrugor Shqiptar më në fund po gjen zgjidhjet teknike të cilat i mundësojnë një shkurtim të dukshëm të udhëtimit të gjithë atyre udhëtaëve që nga Qukësi kalojnë drejtpërdrejt në Qafë Plloçë pa patur nevojë të kalojnë në Përrenjas dhe Pogradec.

“Bashkë me deputetët konstatojmë faktin se tashmë ARRSH ka rikonceptuar zgjidhjet teknike për disa prej segmenteve problematike ku ka patur rrëshqitje, ku është tuneli etj. dhe më në fund të besojmë që pranverën e vitit të ardhshëm të jemi të gjithë këtu për të inauguruar përfundimin e kësaj rruge që e riktheksoj nisi në Qershor 2009”, theksoi Balla.

Deputeti Eduard Shalsi konstatoi gjithashtu ritmin e shtuar të punimeve në këtë segment gjatë muajve të fundit.

“Të kënaqur me ecurinë e muajve të fundit në punimet e kësaj rruge. Çdo të thotë prioritet me fjalë dhe çdo të thotë prioritet me vepra. Në fakt, trashëguam një fillim punimesh por pa projekt në segmentin Qukës-Qafë Plloçë ndërkohë që sot kemi një projekt të përfunduar, kemi një punë dhe jemi ministra e deputetë në terren duke ndjekur e parë problematikat, duke i dhënë zgjidhje dita ditës problemeve të mbartura. Pra, kemi një vizion të qartë, një plan të qartë dhe po ecim drejt një rruge duke hapur një kapitull të ri për investimet në infrastrukturë në Shqipëri”, vlerësoi Shalsi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Sakrifica e punëtorit për nënën e sëmurë në spital. I shtrirë në tokë ...
Previous article Teuta 'godet' në merkato, merr Masahadu Alhassan nga Perugia për mbrojtjen

g.autor

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT