• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RESHJET E DENDURA TË SHIUT/ OSHEE: Probleme të theksuara me furnizimin në Shkodër, Burrel dhe Krujë
Home
Aktualitet
Kronikë

RESHJET E DENDURA TË SHIUT/ OSHEE: Probleme të theksuara me furnizimin në Shkodër, Burrel dhe Krujë

27 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin tonë këtë të enjte (27 qershor) kanë sjellë probleme të theksuara me furnizimin me energji elektrike në Shkodër, Burrel dhe Krujë. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, OSHEE bën me dije se po merren masat nga ekipet e terrenit.

Po ashtu, OSHEE thekson se të gjitha linjat Tensioni Lartë 35kV, Nënstacionet si dhe Fiderat Tensioni Mesëm 20/10/6kV që furnizojnë me energji elektrike Hidrovorët dhe institucionet e rëndësishme, ndodhen në punë në funksion të plotë.

Njoftimi i plotë i OSHEE:
Sikurse ishte parashikuar, vendi ynë është gjendur në kushte atmosferike të këqija, karakterizuar me reshje të dendura shiu, shoqëruar me breshër, erë e fortë dhe shkarkesa atmosferike.

Ekipet e OSSH ndodhen në gatishmëri të plotë dhe kanë reaguar në kohë për rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Sqarojmë se kohëzgjatja e rregullimit të avarisë varet nga kushtet e motit, ndaj kërkojmë mirëkuptimin e klientëve tanë.

I rëndësishëm është fakti se të gjithë linjat Tensioni Lartë 35kV, Nënstacionet si dhe Fiderat Tensioni Mesëm 20/10/6kV që furnizojnë me energji elektrike Hidrovorët dhe institucionet e rëndësishme, ndodhen në punë në funksion të plotë.

Sa i takon furnizimit me energji elektrike në tërësi, probleme të theksuara janë shfaqur në rajonet Shkodër Burrel dhe Krujë, për të cilat po merren masa nga ekipet e terrenit.

I bëjmë thirrje konsumatorëve t’i drejtohen kanaleve tona të komunikimit, si dhe numrit unik call center 042274141 për të raportuar problematika të furnizimit me energji elektrike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Letra paralajmëruese e Ina Kasimatit, që u nda nga jeta prej kancerit: Onkologjiku më ishte kthyer në tmerr
Previous article MBYLLET FAZA E GRUPEVE PËR EURO 2024/ Këto janë duelet e 1/8 – përballjet që mund të sjellin surpriza

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT