• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET NGA NJËSIA 9/ Veliaj për opozitën: Kur vjen fushata xhirojnë gomat, kur humbin djegin goma. PS është gati për fitore në 2025
Home
Politikë

FLET NGA NJËSIA 9/ Veliaj për opozitën: Kur vjen fushata xhirojnë gomat, kur humbin djegin goma. PS është gati për fitore në 2025

25 June, 2024 s.autor Politikë

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj shpreh bindjen se Partia Socialiste do të marrë një tjetër fitore në zgjedhjet e 2025-s. Gjatë takimit me strukturat e Njësisë 9, Veliaj tha se PS nuk ka kohë të humbë me hallet e ‘non gratës’.

“Për sa kohë ne fokusohemi tek hallet e njerëzve dhe jo tek hallet e Saliut, unë besoj se i kemi bërë një nder të madh vendit. Çdo minutë që humbasim me non-gratat, me këta vulë-humburit, me këta që djegin shtëpinë e tyre, është një minutë që kemi humbur për shtëpitë e njerëzve, për hallet e njerëzve dhe për punët që u kemi premtuar njerëzve. Ndaj, motra dhe vëllezër, kokën lart, mëngët përveshur dhe gati për një betejë tjetër në 2025”, siguroi ai.

Veliaj deklaroi se një parti që djeg selinë e saj, nuk mund të merret me hallet e qytetarëve. “Ne duhet të flasim politikisht me njerëzit dhe ata duhet ta dinë qartë se ne nuk jemi për të zgjidhur hallet e Saliut, hallet e non-gratës, hallet e vulës. Pra, një parti që shkon dhe djeg selinë e vet dhe një parti që theret me njëri-tjetrin për vulën, janë halle banale të një grupi shumë të vogël njerëzish. Nuk janë këto hallet e njerëzve normalë. Hallet e njerëzve normalë janë infrastruktura, pastrimi, janë shkollat e reja, kopshti, çerdhet; këto janë hallet e njerëzve normalë”, shtoi ai.Sipas tij, PD është një parti që e ka lidhur filozofinë e vet me gomat. “E keni vënë re? Kur vjen fushata, xhirojnë gomat; pastaj, kur kanë humbjen e radhës, djegin goma. Unë e kuptoj një parti që ka lidhje për shembull, me librat, ose me artin dhe kulturën, por një parti që e ka lidhur filozofinë e vet me gomat – pra, ose xhirim gome në fushatë, ose djegie gomash në humbje – është një çudi shumë e madhe. Pse nga 100 parti njerëzit zgjedhin PS? Njerëzit e mirë, njerëzit e mençur, njerëzit e ditur, njerëzit punëtorë, njerëzit e ndershëm, njerëzit që besojnë se ky vend mund të bëhet nëse secili jep kontributin e vet, shkojnë te e vetmja forcë që ka bërë shtet, që ka bërë qytet dhe sot i ka ngritur kokën këtij vendi”, u shpreh Veliaj./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBËRRIJNË NË RINAS/ Gjasula: Vuajta për autogolin. Dhashë maksimumin. Tifozët shqiptarë ishin më të mirët e këtij evropiani
Previous article SHPËRTHIMI NË SARANDË/ Dyshohet për atentat me eksploziv, polumbarët gjejnë copa metalike në det

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT