• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRTHIMI NË SARANDË/ Ende mister ngjarja. Viktima ishte i vetëm në det kur ndodhi incidenti, ende i paidentifikuar
Home
Breaking News

SHPËRTHIMI NË SARANDË/ Ende mister ngjarja. Viktima ishte i vetëm në det kur ndodhi incidenti, ende i paidentifikuar

25 June, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Plot mister është ngjarja e mbrëmjes së djeshme në Sarandë ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, një person humbi jetën në gjirin e Sarandës, 100 metra larg Portit Detar. Ngjarja ndodhi ekzaktësisht në orën 22.00, kur qyteti u trondit nga një shpërthim i fuqishëm, i cili u dallua edhe vizualisht për shkak të zjarrit te shkaktuar por edhe një sasie të madhe tymi që la pas.

Vetëm pak minuta më pas, një gomone e vogël e drejtuar nga dy turistë të huaj solli një person të plagosur rëndë në Portin Detar të qytetit aty ku kishin mbërritur menjëherë forca të shumta të Komisariat të Policisë Sarandë. Ata e kishin gjetur rastësisht atë teksa po shkonin për tek jahti i tyre i ankoruar në radë.I plagosuri, i cili ka ndërruar jetë brenda pak minutash, është transportuar drejt Spitalit të Sarandës. Kur kanë kaluar rreth 12 orë nga ngjarja e rëndë, ende nuk është arritur të identifikohet viktima dhe as të përcaktohet nëse është shqiptar apo i huaj.

Bashkë me këtë fakt nuk është përcaktuar as shkaku i shpërthimit, nëse bëhet fjalë për bombol oksigjeni apo lëndë eksplozive. Policia ka ushtruar kontroll në gjirin e Sarandës por nuk ka gjetur as një mjet lundrues të braktisur që mund të lidhet me viktimën, kështu që ende nuk dihet arsyeja se pse ndodhej në mes të detit viktima. Mësohet se ai ishte i veshur si palombar, por janë ende të paqarta lëvizjet e tij në det. Trupi i viktimës ndërkohë është nisur drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ndërsa policia po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ÇONIN PACIENTËT TEK PRIVATI/ Çfarë vendosi gjykata për 7 mjekë të Onkologjikut
Previous article DETAJET E PARA/ Gjendet i pajetë një person brenda banesës së tij (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT