• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DRONËT UKRAINAS MBI RUSI/ Goditen rafineritë e naftës dhe radarët, Kievi: Po ushqejnë luftën
Home
Nderkombetare

DRONËT UKRAINAS MBI RUSI/ Goditen rafineritë e naftës dhe radarët, Kievi: Po ushqejnë luftën

21 June, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Dronë me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës, goditën 4 rafineri ruse të naftës e po ashtu stacione radarësh dhe objektivë të tjerë ushtarakë në rusi, në një valë masive sulmi në orët e para të së premtes.

Lajmin e bëri të ditur ushtria e Kievit. Ukraina ka përshkallëzuar në mënyrë dramatike përdorimin e dronëve gjatë këtij viti, duke shënjestruar infrastrukturë të naftës.

Për Kievin, këto struktura janë objektivë të ligjshëm ushtarake, pasi po ushqejnë pushtimin gati 28 mujor.

”Mjete ajrore pa pilot sulmuan rafineritë e naftës së Afipsky, Ilsky, Krasnodar, dhe Astrakhan”, bëri me dije ushtria ukrainase në një deklaratë në Telegram.

Ushtria ruse tha më herët se kishte rrëzuar 70 dronë mbi detin e zi, dhe gadishullin e pushtuar të Krimesë, 43 dronë mbi rajonin rus të Krasnodar dhe një tjetër mbi atë të Volgograd.

Një burim i inteligjencës së Kievit, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se rafineritë e naftës së Afipsky, Ilsky dhe Krasnodar prodhojnë karburant për flotën ruse në detin e zi, dhe se operacioni për shënjestrimin e tyre ishte zhvilluar në koordinim me shërbimet e sigurisë, SBU.

Sipas burimit, dëmet do të ndërlikojnë në mënyrë të konsiderueshme logjistikën e furnizimeve me karburant, duke e bërë me të kushtueshme dhe të zgjatur në kohë, pasi do të duhet të dërgohet nga rafineri të tjera.

Sulmet e së premtes me dronë, erdhën pasi Moska bombardoi sërish infrastrukturën energjetike duke shkaktuar ndërprerje të energjisë e duke nxitur frikën mbi mbajtjen e sistemit gjatë stinës së dimrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Gjenden trupat e 4 burrave të pajetë në vendndodhje të ndryshme në Prishtinë, nisin hetimet
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Motivi i divorcit: Ajo e tradhëtonte natën partinë dhe e dridhte me SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT