• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TEMPERATURAT MBI 50 GRADË C/ Shkon mbi 1000 numri i pelegrinëve të vdekur gjatë haxhit në Arabinë Saudite
Home
Nderkombetare

TEMPERATURAT MBI 50 GRADË C/ Shkon mbi 1000 numri i pelegrinëve të vdekur gjatë haxhit në Arabinë Saudite

20 June, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Numri i të vdekurve në pelegrinazhin e haxhit ka tejkaluar 1000 persona, sipas raporteve, pasi një valë brutale e të nxehtit ka bërë që temperaturat të arrijnë 50 gradë Celsius në tubimin më të madh në botë të myslimanëve në Arabinë Saudite.

Pamjet tmerruese tregojnë trupat që mbulohen dhe lihen në rrugë, pasi disa prej pelegrinëve ishin viktimë e temperaturave të larta, ndërsa shumë të tjerë pësuan goditje të forta nga nxehtësia dhe u desh të futeshin urgjentisht në vende më të ftohta e të izoluara.

Vdekjet e reja të raportuara sot përfshijnë 58 njerëz nga Egjipti, sipas një diplomati arab i cili dha një përmbledhje që tregon se nga 658 gjithsej të vdekur nga ai vend, 630 ishin të paregjistruar. Një Imam britanik i përshkroi skenat si ‘rrëqethëse’ dhe tha se ishte e pamundur për pelegrinët të ecnin nëpër rrugë dhe të mos shihnin njerëz që vuanin nga vapa.

“Ka kaq shumë histori nga pelegrinët që janë me mua për atë që panë në rrugë, veçanërisht të dielën e kaluar,” i tha ai BBC të dielën. “Ndërsa po ecje, patjetër që do ta shikoje dikë që po luftonte me vapën e madhe. Njerëzit po bënin ç’të mundnin për të qenë sa më në hije, po merrnin ujë nga individë të sjellshëm që u jepnin peshqirë, po merrnin hije në pritjet e hoteleve”, tha një dëshmitar. “Ishte pikëlluese nganjëherë, nuk kam parë kurrë kaq shumë njerëz të luftojnë për vapën kolektivisht”.

Ai vazhdoi duke thënë se ndërsa autoritetet kishin qenë të gatshme për të ndihmuar, ata duhet të nxjerrin mësime nga skenat e tmerrshme të shkaktuara nga nxehtësia ekstreme, e përkeqësuar nga mbipopullimi.

Rreth 1.8 milionë pelegrinë morën pjesë në haxh këtë vit, 1.6 milionë prej tyre nga jashtë vendit, sipas autoriteteve saudite. Çdo vit dhjetëra mijëra pelegrinë tentojnë të kryejnë haxhin përmes rrugëve të parregullta, pasi nuk mund të përballojnë procedurat shpesh të kushtueshme për vizat zyrtare të haxhit.

Haxhi2
Haxhi3

Kjo i vë në rrezik këta pelegrinë të parregullt, pasi nuk mund të hyjnë në objektet me ajër të kondicionuar të ofruara nga autoritetet saudite përgjatë rrugës së haxhit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARK RUTTE ZGJIDHET SHEFI I NATO-S/ Kush është skifteri holandez i masave shtrënguese
Previous article "DO VDISJA TË ZGJOHESHA PËR..."/ Olta poston videon e parë me të voglin e saj

s.autor

Postime të ngjashme

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT