• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA EKONOMIA TEK LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Begaj takohet me kryetarin e bashkisë së Hamburgut! Zbardhen temat e diskutimit
Home
Politikë

NGA EKONOMIA TEK LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Begaj takohet me kryetarin e bashkisë së Hamburgut! Zbardhen temat e diskutimit

19 June, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Presidenti Bajram Begaj, u prit sot në një takim nga Kryetari i Parë i Bashkisë së Hamburgut, Peter Tschentscher.

Me anë të një njoftimi, zyra e Presidencës thotë se ky takim u vlerësua nga Kreu i Shtetit si një sinjal pozitiv, që evidenton interesin për rritjen e nivelit të dialogut politik me Landin e Hamburgut, si dhe zgjerimin e mundësive të reja të bashkëpunimit.

Presidenti i Republikës vlerësoi marrëdhëniet e Shqipërisë me Landet e Republikës Federale të Gjermanisë, si Bavaria, North Rhine Ëhestphalen dhe tani me Hamburgun.

Gjatë bisedës u vlerësua mbështetja që Gjermania dhe Landet e veçanta tregojnë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, në takim u nënvizua nevoja e shtimit të kontakteve dhe vizitave të ndërsjella, përfshi shkëmbimin e vizitave ndërparlamentare me Parlamentin e Hamburgut, apo midis ministrive të ndryshme. Me këtë rast, Presidenti Begaj ftoi z. Tschentscher për një vizitë në Shqipëri, ku do të diskutohen projekte konkrete të bashkëpunimit.

Ndër fushat e bashkëpunimit u nenvizuan: tërheqja e investimeve nga Hamburgu, arsimi profesional, transporti detar dhe porti i ri i Durrësit, smart city, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale, binjakëzimi me qytete shqiptare, etj.

Në takim u diskutua edhe për integrimin e komunitetit shqiptar në Hamburg dhe ndihmën e dhënë nga bashkia për shoqatat që nxisin mësimin e gjuhës amtare për fëmijët shqiptarë.

Në këtë takim Presidenti i Republikës u shoqërua nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, Adia Sakiqi, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, dhe deputeti Ferdinand Xhaferri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI/ Arrestohet babai që mbante të lidhur djalin me litar: E kanë pushtuar demonët…
Previous article ZGJEDHJET E RPARAKOHSHME NË FRANCË/ Kreu i të djathtës ekstreme: Nuk bëhem kryeministër nëse s’kemi…

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe… Aktualitet

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT