Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas barazimit të kombëtares shqiptare kundër Kroacisë, në ndeshjen e Euro 2024.
Rama shprehet se Shqipëria përballë një skuadre më të fortë në letër, por e përkushtuar me mish dhe shpirt arriti të merrte pikën e saj.
“KJO QUHET KRENARI🦅🇦🇱 Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizem per rrugen perpara, pertej europiani, per djemve te jashtezakonshem dhe publikut te saj po aq te jashtezakonshem❤️🖤❤️
Kokën lart dhe kështu përpara, me shpirt skuadre, duke krijuar deri në fund për të bërë më të mirën”, shkruan Rama.


