• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HEQJA E MASAVE NGA BE/ Stano: Spekulime, nuk kemi marrë asgjë në shqyrtim
Home
Botë

HEQJA E MASAVE NGA BE/ Stano: Spekulime, nuk kemi marrë asgjë në shqyrtim

17 June, 2024 s.autor Botë

Bashkimi Europian është shprehur kundër deklaratave të fundit të bëra nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi për heqjen e masave shtrënguese të BE. Zëdhënësi Peter Stano në përgjigjen për gazetarët tha se heqja ose jo e masave nuk është diskutuar dhe se nuk pranon që të ketë spekulime nga aktorë të tretë.

“Heqja ose jo e masave shtrënguese nga Bashkimi Europian për Kosovën është një çështje, e cila i përket Përfaqësuesit të Lartë dhe unionit. Deri tani asgjë nuk është marrë në shqyrtim. Kjo është një çështje instituive mes BE-së dhe përfaqësuesit të lartë. Nuk duam dikë nga jashtë që të spekulojë për temën, për kohën apo fatet e heqjes së masave shtrënguese të BE ndaj Kosovës. Ajo do të bëhet në kohën e duhur dhe më të përshtatshme për BE dhe Përfaqësuesin e Lartë. Në fillim do të jetë përmbajtja e çështjes dhe më pas do të diskutohet nga vendet e BE. Por koha se si dhe kur do të ndodhë do ti bëhet e qartë përfaqësuesve të Kosovës dhe cilat do të jenë rezultatet. Nuk ka pse të ketë spekulime nga aktorë të ndryshëm politikë.

Ndërkohë për zhvillimet e fundit në veri jemi shumë të shqetësuar. Muajt dhe kohët e fundit kemi parë veprime unilaterale të njëanshme të cilat çojnë në përshkallëzim të ri. Përshkallëzimi në veri ishte arsyeja se pse BE vendosi masa shtrënguese. Presim nga autoritete e Prishtinës që të zbatojnë detyrimet e tyre për uljen e tensioneve por në të njëjtën kohë këtë gjë e presim edhe nga autoritete e Serbisë. Të dyja palët kanë obligime dhe detyrime për të mos u bërë shkak për ndonjë përshkallëzim tjetër. Por nëse vijohet me përshkallëzim shtesë, ju them se BE do të dalë me masa më të rrepta dhe jo vetëm me deklarata”, tha Stano.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO/ Kaloi 22 vite në burg pasi vrau gruan, ditën e parë të lirisë përndjek një 20-vjeçare
Previous article HETIMI PËR ÇIFTIN META-KRYEMADHI/ Prokuroria: Do të vazhdojë thirrja e personave të tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT