• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMI PËR ÇIFTIN META-KRYEMADHI/ Prokuroria: Do të vazhdojë thirrja e personave të tjerë
Home
Aktualitet
Kronikë

HETIMI PËR ÇIFTIN META-KRYEMADHI/ Prokuroria: Do të vazhdojë thirrja e personave të tjerë

17 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme pritet të marrë në pyetje persona të tjerë në lidhje me hetimet që po kryen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkeshortes se tij Monika Kryemadhi. ABC News ka mësuar nga burime prane grupit hetimor se në prokurori do të thirren për të dhënë sqarime persona që mund të kenë dijeni per veprat penala për të cilat spak po kryen verifikime per ish ciftin presidencial siç janë pastrimi i parave dhe mosdeklarimi i pasurisë.

Pak ditë më parë në prokurorinë e posaçme u pyetën bashkëshortet Ilir Meta e Monika Kryemadhi në cilësinë e personave që kanë dijeni. Kryemadhi pas daljes nga SPAK pranoi se ishte thirrur për të dhënë sqarime për hetimet e nisura mbi verifikimin e pasurisë, ndërsa ish-presidenti Meta nuk dha sqarime përballë gazetarëve por me gjuhe me te ashper se kurre, sulmoi drejtuesin e SPAK Altin Dumani.

Per te njjetin hetim më herët është marrë në pyetje edhe nëna e Monika Kryemadhit. Mësohet se gjatë verifikimeve ka rezultuar se Fatime Kryemadhi, por edhe persona të tjerë, kanë lidhje me disa transaksione parash te trasferuara në drejtim të fëmijëve të çiftit Meta-Kryemadhi.

Po kështu në banesën e saj gjate  një kontrolli me urdher te spak, janë sekuestruar 5 telefona celularë, 1 prej të cilëve në pronësi të Monika Kryemadhit. Prokuroria e posaçme po kryen veprime hetimore në lidhje me dy kallëzime të rregjistruara në një të vetëm, i pari lidhet me disa ndërhyrje estetike të çiftit Meta Kryemadhi në një klinikë jashtë shqipërisë dhe I dyti me shumën prej 700 mijë dollarë që është pagua për lobimin në shba nga partia lëvizja socialiste për integrim./abcnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HEQJA E MASAVE NGA BE/ Stano: Spekulime, nuk kemi marrë asgjë në shqyrtim
Previous article NJË TJETËR NGAJRJE E RËNDË NË BREGDETIN SHQIPTAR/ Pas italianit në Lezhë, vdes 57-vjeçari në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT