Kryetarja e Bashkise se Prrenjasit ka bere nje apel për jetën e një 22 vjeçari nga Pishkashi i cili prej më shumë se tri vitesh vuan nga sëmundja e rëndë e leucemisë në gjak. Ne nje postim ne rrjetet sociale, Miranda Rira, shkruan se bashkia e drejtuar prej saj ka akorduar një fond ndihme për Elton Allkon por kaq nuk është mjaftueshëm për t’i shpëtuar jetën.
STATUSI I PLOTE
Elton Allko , eshte nje djale nga fshati Pishkash, bashkia Prrenjas. Qe prej tri vitesh e gjysem, Eltoni vuan nga nje semundje e rende, leuçemi ne gjak, dhe eshte i shtruar ne pavionin e hematologjise, tek Nene Tereza. Eltoni, eshte 22 vjeç, ka endrrat e tij ashtu si çdo i ri ne moshen e tij.
Eltoni ka deshire te vrapoje, te ndjeje ajrin e fresket te mengjesit, te ndjeje aromen e luleve te pranveres, te perqafoje njerezit e dashur, te vazhdoje shkollen, te jetoje ditet dhe vitet e jetes se tij…!
Familja e tij i ka qendruar prane ne çdo moment, por kushtet e veshtira ekonomike nuk ia bejne me te lehte situaten. Bashkia Prrenjas, do te akordoje nje fond, por ai nuk mjafton, sepse shpenzimet e spitalit dhe gjaku eshte i kushtueshem.
Te gjithe bashke, mund te bejme diçka per Eltonin, ne menyre qe Eltoni te kaloje kete semundje te rende dhe te jetoje si gjithe bashkemoshataret e tij. Do tju kerkoja sidomos emigranteve, bashkeqytetareve tane qe jane nga bashkia e madhe Prrenjas, qe jetojne e punojne ne Itali, Greqi, Gjermani, Amerike dhe gjetke, te kontribuojne per Eltonin, sepse ndihma e tyre shpeton nje jete. Sado i vogel, kontributi juaj eshte i çmuar per Eltonin. Per te gjithe ata, qe besojne se duke dhene, me shume pasurohesh sesa varferohesh, per te gjithe ata/ato qe duan te shpetojne nje jete, Eltoni ka dhene nr e llogarise ku mund te kontribuoni. MR.


