• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Zbardhet si ra zjarri masiv në tregun e Shkodrës, u shkaktua nga dy fëmijë që po luanin
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E REJA/ Zbardhet si ra zjarri masiv në tregun e Shkodrës, u shkaktua nga dy fëmijë që po luanin

15 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka zbardhur shkakun e zjarrit masiv që përfshiu tregun e rrobave të përdorura ditën e djeshme (14 qershor 2024) në Shkodër, në lagjen Qafëhardhi.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë se si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se zjarri masiv është shkaktuar nga se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut.
“Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura”,-njofton policia.
Tregtarët kërkojnë ndihmën e shtetit për të rikthyer tregun dhe ti ndihmojë për të dalë nga kjo situatë.
“Kemi 22 vite që tregtojmë këtu”,- tha një tregtare.
“Na është djegur i gjithë malli që kishim aty, çdo gjë është shkrumbuar”,- tha një tjetër.
“Shteti të na ndihmojë. Të gjitha taksat i kemi paguar, kemi hedhur miliona këtu. Shyqyr që kemi shpëtuar vet, por shteti të mendoj sepse e kemi bukën e gojës. Një ditë pa punë, një ditë pa bukë. Jemi nga shtresë e lodhur, e kemi me djers dhe me gjak. Vini dorën në zemër për këto familje që janë në hall sot. Jam e shokuar”,-deklaroi një tjetër.
Për shefin e repartit të zjarrfikësve Shkodër, Bashkim Ramaj, zjarri që që përshiu tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, është si më i madhi në 20 vite.
Kryebashkiaku Benet Beci njoftoi se për shuarjen flakëve u mobilizuan 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.
Po ashtu, në terren zbarkuan 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër dhe 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRI-ITALI/ Formacionet zyrtare: Sylvinho hedh në fushë ‘luftëtarët’, Strakosha dhe Ajeti nga minuta e parë
Previous article RE LUFTE I AFROHET SUEDISË? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT