• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOHET SE DHUNOI NJERKËN E TIJ/ Apeli liron nga qelia Robert Kullën dhe e lë në arrest shtëpie
Home
Aktualitet
Kronikë

AKUZOHET SE DHUNOI NJERKËN E TIJ/ Apeli liron nga qelia Robert Kullën dhe e lë në arrest shtëpie

14 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia Robert Kullën, duke i caktuar masën e ‘arrest në shtëpi’. Djali i Nehat Kullës, personazhit të njohur të vitit 1997 në Shqipëri, akuzohej se kishte dhunuar njerkën e tij për çështje prone.

Kjo e fundit L.K., kishte kallëzuar Robertin se kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Çështja lidhej me pronësinë e vilës së Nehat Kullës në Tufinë. Gjithçka lindi në vitin 2020, pas vdekjes së Nehatit.
Pas procedimit, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi më datë 3 qershor 2024, masën e ‘arrestit në burg’ për Robert Kullën i akuzuar për veprat penale ‘Dhuna në familje’ dhe ‘Vetëgjyqësia’. Robert Kulla e dërgoi çështjen në Apeli duke ankimuar vendimin e Shkallës së Parë.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim Robert Kulla, i cili kërkoi prishjen e vendimit, lirimin e menjëhershëm pasi nuk e ka kryer veprën penale. Në alternativë caktimin e një mase sigurimi më të butë’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.
Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm pasi pretendoi se nuk ka kryer veprën penale. Në seancën e sotme në Apel, gjykatës Fuat Vjerdha vendosi të ndryshojë masën e arrestit në burg për Kullën duke e vënë atë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
‘Në përfundim të gjykimit, sot më datë 14.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 1443 Regj.Them, datë 03.06.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me këto ndryshime:
– Caktimin ndaj të dyshuarit Robert Kulla të masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, duke e urdhëruar të dyshuarin Robert Kulla të mos largohet nga banesa e tij…
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dyshuarit Robert Kulla nga IEVP “Jordan Misja” Tiranë, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.’, thuhet më tej në njoftimin e Gjykatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AKUZOHEM PËR 360 MIJË LEKË TË VJETRA"/ Ish-kryebashkiakja e Libohovës reagon pas dënimit nga GJKKO: Duan të më njollosin emrin
Previous article LISTA/ Publikohen rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore! Ja ku mund t’i shikojnë notat maturantët

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT