• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARTI TË RE PASI HUMBI VULËN E PD? Lulzim Basha nesër vendos fatin e tij politik
Home
Politikë

PARTI TË RE PASI HUMBI VULËN E PD? Lulzim Basha nesër vendos fatin e tij politik

13 June, 2024 s.autor Politikë

Lulzim Basha i la 2 ditë afat vetes dhe mbështesve të tij dhe të premten në orën 14:00 do të zhvillojë takimin që pritet të vulosë fatin e tij politik, pas humbjes së vulës së Partisë Demokratike të martën në Gjykatën e Apelit.

Basha po shqyrton të gjitha mundësitë, por anëtarët e kryesisë që janë marrë me çështjet ligjore dhe zgjedhore në grupimin e tij, e kanë këshilluar të mos humbasë më kohë me betejën për rekurs në Gjykatën e Lartë.

Mundësia më e madhe është krijimi i një partie të re, por vendimi nesër do të merret bazuar mbi situatën e anëtarësisë dhe rrjedhjet drejt Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, pas kalimit të vulës nga Basha te ish kryeministri nën arrest shtëpie.

Këto rrjedhje kanë nisur edhe në radhët e deputetëve pasi në vetëm 2 ditë, 2 deputetë të PD, Kreshnik Çollaku dhe Eralda Tase Bane, nga 11 që e përkrahin, nënkuptuan divorcin me Bashën. Nga ana tjetër deputetja Flutura Açka përforcoi qëndrimin-pro Basha, duke thënë se aleat do të zgjedhë SPAK. “Sa mijëra e mijëra mendojnë si unë? Ajo është pra, partia ime” shkruajti Açka duke nënkuptuar idenë e një partie të re.

Vëtë Basha e ka pranuar tashmë ‘humbjen’. Në të gjitha rrjetet sociale ai e ka hequr statusin “Kryetar i PD”, ndërsa Report Tv ka mësuar se përgjatë këtyre dy ditëve ish kryetari i PD ka patur komunikime edhe me përfaqësues ndërkombëtarë./reportTv

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DHUNUA NGA DISA PERSONA/ Del nga koma avokati Sokol Mëngjesi
Previous article MASHTRIMI ME MIKROKREDITË/ Gjykata e Apelit ndryshon masat e sigurisë për 4 të arrestuar! Nxjerr nga qelia...

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT