• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VERSION TJETËR PËR VRASJEN E ILIRJAN MINAJT? Gruaja dhe vajza e shqiptarit rrëzojnë pretendimet e italianit
Home
Breaking News

VERSION TJETËR PËR VRASJEN E ILIRJAN MINAJT? Gruaja dhe vajza e shqiptarit rrëzojnë pretendimet e italianit

13 June, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gruaja dhe vajza e shqiptarit Ilirjan Minaj kanë dhënë një tjetër version për vrasjen e 61-vjeçarit, detaje që e bëjnë edhe më tronditëse ngjarjen e që rëndojnë më tej pozicionin e vrasësit italian.

41-vjeçari Riccardo Stefani pretendon se e vrau shqiptarin në vetëmbrojtje, pasi ishte 61-vjeçari ai që e sulmoi i pari.

Në këtë moment, italiani thotë se u fut në shtëpi për t’u mbrojtur. Teksa Minaj, sipas versionit të vrasësit, godiste me forcë derën, aq sa e çau në mes, ai mori thikën. Nuk e hapi derën, por e goditi përtej saj.

Por i gjithë ky version hidhet poshtë nga vajza dhe bashkëshortja e viktimës.

“Nëna e Stefanit kishte mbyllur derën e shtëpisë duke e lënë jashtë të birin. Dera nuk u thye nga im atë, por nga Stefani që hyri me forcë për të marrë thikën”, deklaroi e bija e viktimës, G.Minaj.

Shkak për ngjarjen, sipas Stefanit, u ishin bërë shakatë e mëparshme që kishin pasur mes njëri-tjetrin. Por edhe ky pretendim mohohet nga familja e shqiptarit.

“Nuk ka pasur asnjëherë shaka. Dhe atë natë, nga ana e Stefanit nuk pati asnjë lloj vetëmbrojtjeje të ligjshme”, shtojnë ato.

Ilirjan Minaj u vra nga italiani mbrëmjen e së premtes në Bibbiano të Reggio Emilia. Ngjarja e rëndë ndodhi në pallatin ku jetonte autori dhe mbesa e Minajt. 61-vjeçari i cili jetonte prej 20 vitesh në Itali, kishte shkuar pikërisht për të takuar mbesën e tij, kur nëpër shkallë u rastis me Stefanin.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende për t’u sqaruar, mbi të gjitha për shkak të dy versioneve që japin tashmë palët.

Ndërkohë, pritet po ashtu që të bëhen publike edhe rezultatet e autopsisë mbi trupin e shqiptarit.

Riccardo Stefani ishte konsumues i drogës e alkoolit dhe kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Ai po ashtu ishte denoncuar më shumë se njëherë për dhunë nga e ëma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKEMA E MASHTRIMIT KU PËRFITOI 340 MIJË EURO/ Dënohet me 5 vite burg ish-punonjësja e Kuvendit
Previous article DEL PAS TRE ORËSH NGA SPAK/ Sulmon Meta: Duan të shkatërrojnë opozitën

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT