Ministria e Drejtësisë ka refuzuar sot ekstradimin e kritikut të Vladimir Putin Aleksandër Bobovnikov, i cili u arrestua disa ditë më parë në vendin tonë.
Bobvnikov, me profesion mjek dhe shtetësi ruse e izraelite, akuzohet për mashtrim në Rusi dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai kishte kritikuar ambiciet ekspansioniste të shefit të Kremlinit, Vladimir Putin, kur nisi sulmin ushtarak ndaj Ukrainës dy vite më parë.
Ndërkohë, Gjykata e Tiranës e ka liruar rusin Bobovnikov, i ndaluar në aeroportin e Rinasit disa ditë më parë.


