• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË KRAHËSIM ME MARTINAJN…”/ Hoxha: Pse duan ta vrasin Durim Bamin
Home
Aktualitet
Kronikë

“NË KRAHËSIM ME MARTINAJN…”/ Hoxha: Pse duan ta vrasin Durim Bamin

11 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Durim Bami i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare u ndalua sot nga policia e Dubait. Ai u ndalua bashkë me vëllanë e tij Valter Bami. Vëllezërit Bami ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohen nga SPAK-u si pjesë e një grupi kriminal që ka kryer vrasje, tentativë vrasjeje dhe sigurimin e kushteve për kryerjen e një sërë ekzekutimesh të bujshme.

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV foli për Durim Bamin dhe tregoi se përse grupet kriminale kanë tentuar ta vrasin disa herë Durim Bamin.

“Unë kam parë Arkivin e Shtetit për të parë të dhëna të xhandarmërisë dhe policisë në kohën e Zogut. Ku kanë qenë zonat kriminale? Nga vinin vrasësit? Rezulton që zona Fushë-Krujë, Krujë, Mat, zona e Mamurrasit, në atë kohë kanë pasur numrin më të madh të këtyre vrasësve. Më vjen keq që e them këtë gjë, por është kthyer si një lloj tradite. Edhe në komunizëm këto zonat kishin traditë pushkën.

Ky është habitati ku janë rritur. As shteti, as shoqëria nuk ka mundur ta çajë, ta shpartallojë, ta ndryshojë këtë habitat. Një adoleshent në Nikël, Fushë-Krujë, apo Mat nuk duhet të ketë model këta që dalin me makina 100-200 mijë euro.

Durim Bami është rritur në këtë habitat. Aty janë Hakajt, Rrajet, këto janë fiset e mëdha. Durim Bami u mediatizua me rastin e konfliktit Meta-Doshi-Frroku. Është hera e parë që gjithë drejtuesit shkuan në prokurori. Por shkuan për qokë.

Doshi akuzoi Metën se kishte futur njerëz mes tyre Durim Bamin për ta eliminuar. Këtë gjë ia kishe thënë Mark Frroku. Ai e kishte gjetur Durim Bamin, e regjistroi dhe ia vuri në dispozicion shtetit. Por kjo histori u mbyll. Aty u ekspozua për herë të parë Durim Bami.

Durim Bami është vënë në epiqendër për vrasjen e Aleksandër Ndokës që ka ndodhur në janar të 2017-ës para zgjedhjeve, te dera e shtëpisë. Ndokët mendonin se vrasja e Aleksandërit ka prapavijë politike. Ata e dinë kush është ai që e ka porositur këtë vrasje, por u morën me atë që ka tërhequr gishtin. Nga përgjimet doli se Ndokët bisedojnë për të marrë peng vëllanë e Durim Bamit për të folur.

Edhe Durim Bamin tentuan ta vrasin shumë herë. Mesa duket nuk paska qenë e lehtë të shkoje tek ai. Durim Bami është shumë i kujdesshëm. Ka lidhje të forta. Ai ka një areolë tjetër mbrojtëse në krahasim më Vis Martinajn.”, thotë gazetari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JINI LUFTARAK..."/ Horoskopi për sot, 11 Qershor 2024
Previous article DETAJET E PARA/ Shpërthim i fuqishëm pranë zonës së “Myslym Shyrit” në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT