Në protestën e sotme të Rithemelimit para bashkisë skenari ishte i njëjtë: Do të digjeshin gomat, por policia kishte marrë masat, reagonte menjëherë me fikëse zjarri.
Reagimi i policëve shtoi mllefin te protestuesit dhe deputetët, të cilët u përplasën edhe fizikisht me uniformat blu, por u përballën me spraj.
Në video është momenti deputeti Bledion Nallbati godet me shqelm efektivët dhe si përgjigje ata i hedhin spraj.