• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU ME GRUSHT BIZNESMENIN NË VLORË/ Apeli jep dënimin për djalin e anëtares së KLP-së, Rei Metën
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU ME GRUSHT BIZNESMENIN NË VLORË/ Apeli jep dënimin për djalin e anëtares së KLP-së, Rei Metën

10 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Apeli ka dënuar me 2 vite e 3 muaj burg Rei Metën pasi vrau me grusht biznesmenin Armando Meshau në Vlorë. Meta është dënuar më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë me 3 vite burg ndërsa Apeli ka dhënë vendimin përfundimtar duke i ulur dënimin të pandehurit.

Djali i anëtares së KLP-së është dënuar së fundmi me burg i akuzuar për “vrasje nga pakujdesia”.

Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar ku në një konflikt mes të dyve Rei Meta është ngritur në këmbë dhe ka goditur me grusht biznesmenin në një qendër interneti, duke e lënë të vdekur në vend.Shkak për konfliktin mes dy personave dyshohet të jetë bërë një apartament. Rei Meta futej shpeshherë si sekser për zgjidhjen e problematikave me pronat në Vlorë.

Në njoftimin e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha bëhet me dije se:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale R. M, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 të Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Vlorës, ku në lagjen “Hajro Çakërri”, në Rrugën “Sulejman Delvina”, në afërsi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në ambientet e brendshme të internet-kancelari “Number 1”, si pasojë e një konflikti verbal dhe fizik, i pandehuri me iniciale R. M, ka goditur me grusht shtetasin me iniciale A. M, i cili ka ndërruar jetë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin nr. 109/151, datë 20.03.2024 ka vendosur:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit R. M, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
-Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen me 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri R. M me 2 ( dy) vjet burgim.
-Vuajtja e dënimit për të pandehurin R. M të fillojë nga dita e arrestimit të tij më datë 07/08/2023 dhe pjesa e mbetur e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale R. M, i cili kërkoi:
1.Ndryshimin e vendimit nr. 109/151 datë 20.3.2024 i Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
2.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, në mbështetje te nenit 388/1.e të K.Pr.Penale për shkak se fakti është kryer në prani të një shkaku të përligjur që është mbrojtja e nevojshme, dhe nëse Gjykata nuk bindet për pafajësinë e të pandehurit.
3.Në alternativë deklarimin fajtor të të pandehurit dhe dënimin e tij për veprën penale të “Vrasjes nga pakujdesia”, sipas nenit 85 të K Penal duke u dënuar ai me gjobë.

Gjithashtu, ndaj këtij vendimi kanë ushtruar ankim trashëgimtarët e viktimës të të ndjerit A. M, të cilët janë shprehur që në lidhje me cilësimin juridikë të veprës penale, kjo gjë është në kompetencë të gjykatës dhe organit të procedurës dhe nuk paraqesim pretendime. Trashëgimtarët e viktimës i kanë normalizuar marrëdhëniet me njeri- tjetrin dhe nuk kanë pretendime per vendimet e gjykates dhe mosmareveshjet civile do ti zgjidhin me mirëkuptim me njëri tjetrin ose në rrugë gjyqësore civile.

Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. Genti Xholi, gjatë gjykimit, në seancë gjyqësore parashtroi se:

Qëndrimi, cilësimi juridik dhe lloji i dënimit është i drejtë dhe duhet lenë ne fuqi, për sa i përket masës se dënimit e le ne vlerësimin të gjykatës.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 10.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Diamela Goxha dhe anëtare znj. Valdete Hoxha dhe z. Qemal Zaimi, vendosi:

1.Lënien në fuqi të vendimit nr.151 datë 20.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë sa i takon cilësimit juridik të veprës penale dhe fajësisë së të pandehurit R.M.
2.Ndryshimin e vendimit sa i takon masës së dënimit duke u dënuar i pandehuri R. M me 2 vjet e 3 (tre) muajburgim.
3.Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.
4.Mospranimin e ankimit të paraqitur nga trashëgimtarët e viktimës për mungesë legjitimimi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË THA BURRI QË MOS..."/ Pas sherreve në "Big Brother VIP" Sara Gjordeni dhe Françeska Murati bëhen bashkë
Previous article ZGJEDHJET/ I riu me 2.6 milionë ndjekës në YouTube zgjidhet deputet i Parlamentit Evropian

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT