• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RRITET KONSUMI I KARBURANTEVE NË VEND/ Doganat: U importua 20 mijë tonë më shumë se 2023
Home
Ekonomi

RRITET KONSUMI I KARBURANTEVE NË VEND/ Doganat: U importua 20 mijë tonë më shumë se 2023

7 June, 2024 s.autor Ekonomi

5-mujori i këtij viti arkëtoi rreth 17 miliardë Lekë të ardhura për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Shqiptare, duke shënuar kështu një rekord historik krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të viteve më parë.

Të dhënat e këtij institucioni, tregojnë se produktet e akcizës dhe në veçanti karburantet, kanë dhënë një efekt pozitiv në rritjen e të ardhurave doganore.

Sipas doganave, për periudhën nga Janari në Maj, në territorin shqiptar kanë hyrë 191,035 ton karburant të deklaruara për konsum, apo rreth 20 mijë tonë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Shifra rezulton të jetë më e larta në 5 vitet e fundit.

Rritja e konsumit të karburanteve, si një nga produktet kryesore që ndikon në zinxhirin prodhues, sinjalizon rritje të kërkesës së brendshme dhe rritje ekonomike.

Sa i takon të ardhurave totale, doganat raportojnë 89.8 miliardë Lekë arkëtime, duke realizuar 100.2% të planit të parashikuar dhe duke tejkaluar me 6.6%, ose rreth 5.6 miliardë Lekë të ardhurat e 5 muajve në vitin 2023.

Pas karburanteve, doganat raportojnë rritje edhe të imporit të birrave, kafes e cigarave, mallra të cilat duket se janë ndikuar nga konsumi në rritje që ka sjellë edhe numri i vizitorëve të shtuar në vendin tonë përgjatë këtyre muajve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËRGONIN EMIGRANTËT NË ANGLI DHE IRLANDË PËRMES SPANJËS/ SPAK godet grupin kriminal, kishin laborator të dokumenteve false
Previous article "S'MË PËRGJIGJEJ..."/ Flet nëna e një prej bashkëpunëtorëve të vrasjes së Erald Nevruzit

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT