• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BËJA PAK TË VËSHTIRË KALIMIN”/ Zbardhen të tjera përgjime! Polici kufitar i Rinasit: Ajo gruaja nuk më la asnjë lek vëlla
Home
Politikë

“BËJA PAK TË VËSHTIRË KALIMIN”/ Zbardhen të tjera përgjime! Polici kufitar i Rinasit: Ajo gruaja nuk më la asnjë lek vëlla

4 June, 2024 s.autor Aktualitet, Politikë

Të tjera detaje nga dosja me përgjimet që zbardhën skemën e policëve kufitarë të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com, janë zbërthyer bisedat në celularin e Eneo Sulejmanajt, i cili kontaktonte efektivin me Briken Tereziu për kalimin e paligjshëm të një çifti.

Në një prej episodeve, të zhvilluar mes mes aplikacionit ‘Signal’, Sulejmanaj flet me efektivin për kalimin e dy personave të tjerë, të cilët ishin kthyer nga Viena për shkak se kishin tejkaluar afatet e qëndrimit. Gjithashtu gruas me iniciale Z.J nuk i lejohej hyrja në BE, por policët kanë arritur që ta kalojnë në mënyrë të paligjshme. Në një moment, Sulejmanaj i thotë policit të Rinasit që t’ua bëjë pak të vështirë kalimin.

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 20.09.2023, nga ora 11:27 AM – 05:25 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla

Briken: Mirmgjes vlla

Eneo: Si u gdhive a je mire. Ke ardhur apo je andej

Briken: Mire mire shtym. Po kam ardhe

Eneo: Doja me tpyt kur ka karte kroata do me ik ne gjermani. E lejojn? Po I ka kalu ditet andej

Në orëm 11:47AM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: Ma nis pasap vlla

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Zamira Jaupaj. Shife boja pak tveshtir vlla

Briken: Ok

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Visar Japuaj. Edhe ky me kta. Po si kam then gje sa si. Ky ka ditet mduket. Do ti lejn aty

Briken: Ok

Në orëm 03:37PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Vec mthuj ku vlla

Briken: Nr 8

Eneo: Shikoji se besojn do ngjiten mos ngatrrohen. A erdhen

Në orëm 05:24PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: Ajo gruaja zamira nuk ka len gje vlla

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se Z.J është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 20.09.2023 ora 16:23 nga punonjësi i policisë me username në TIMS ImerajL. Kjo shtetase rezulton e kthyer nga Viena më datë 11.07.2022 për ditët e qëndrimit. Gjithashtu kjo shtetase është kthyer më datë 23.09.2023 me motivin e nuk i lejohet hyrja në BE.

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi V.J është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 20.09.2023 ora 16:22 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LOTËT NUK PO MË PUSHOJNË..."/ Çfarë ndodhi me Xhensila Myrtezajin
Previous article "AVOKATIN E DHUNOVA SE M'U PREK SEDRA"/ Dhëndri i Nanos merr përsipër sulmin i vetëm: Zbulon çfarë ndodhi në takimin e vjehrrit me Mëngjesin

s.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT