• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU 4 POLICË NË 2009/ Gjykata e Lartë vendos sot për Dritan Dajtin! Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU 4 POLICË NË 2009/ Gjykata e Lartë vendos sot për Dritan Dajtin! Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë

4 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Tiranës, e cila kërkon dënim me burg përjetë për Dritan Dajtin, i akuzuar për një sërë veprash penale.

Tre gjyqtarët të cilët do shqyrtojnë rekursin e Dajtit ishin Ilir Panda, Sandër Simoni relator dhe Medi Bici.

Për këtë të fundit, Dritan Dajti kërkoi nga Gjykata e Lartë përjashtimin e tij nga trupa e gjykimit për shkak të papajtueshmërisë me funksionin e gjyqtarit në këtë procedim.

Po ashtu sipas tij, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme të njëanshmërisë se tij dhe sepse gjatë ushtrimit të funksioneve ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet dhe rrethanat, objekt të këtij procedimi.

“Perjashtimi i gjyqtarit Medi Bici, nga gjykimi i ceshtjes me nr. 52105-00378-00-2019, per shkak te papajtueshmerise me funksionin e gjyqtarit ne kete procedim. Perjashtimi i gjyqtarit Medi Bici, nga gjykimi i ceshtjes me nr. 52105-00378-00-2019, pasi ekzistojne shkaqe te rendesishme njeanshmerise se tij. Perjashtimi i gjyqtarit Medi Bici, nga gjykimi i ceshtjes me nr. 52105-00378-00-2019, pasi gjate ushtrimit te funksioneve ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet dhe rrethanat objekt te ketij procedimi.”

Kërkesa e Dajtit u pranua nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarja Arbena Ahmeti arsyetoi se Medi Bici nuk rezulton të ketë kryer veprime procedurale më parë. Trupa gjykuese ndërkohë është në proces plotësimi.

Dritan Dajti u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Por, në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg.

Ndërkohë, vendimi i dhënë nga pesë gjyqtaret e Apelit, Fuat Vjerdha kryetar, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skender Damini është ankimuar nga Prokuroria e Apelit e Krimeve të Rënda, e cila kërkon dënimin e Dajtit me burgim të përjetshëm.

Çështja shqyrtohet sot në orën 11.40 në dhomë këshillimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KEMI DJALIN E NJË SHOKU"/ Si lejoi efektivi në Rinas kalimin drejt BE-së të të miturit pa prokurën e prindërve
Previous article PROTESTA E RITHEMELIMIT PARA BASHKISË/ Tensionohet situata, i vënë flakën gomave para policisë

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT