• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRGJIMET/ ‘Atë gocën e bëjmë dot sot’, si lejohej kalimi përmes Rinasit i të miturve pa prokurën e njërit prind: I pret babai
Home
Breaking News

PËRGJIMET/ ‘Atë gocën e bëjmë dot sot’, si lejohej kalimi përmes Rinasit i të miturve pa prokurën e njërit prind: I pret babai

4 June, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Efektivët e Rinasit lejonin kalimin e të miturve pa prokurën e njërit prej prindërve. Siç e parashikon ligjit, që një i mitur të kalojë kufirin do duhet që të ketë prokurë nga të dy prindërit, por efektivët e Rinasit ‘mbyllnin njërin sy’ dhe i kalonin vetëm me praninë e njërit prej prindërve kundrejt ryshfetit.

Janë disa raste në dosje, ndërsa Shqiptarja.com sjell të zbardhur disa prej episodeve ku Eneo Sulejmanaj i thotë efektivit Briken Tereziu “Atë gocën e bëjmë dot sot”. Ai i kërkon që ta kaloj të ëmën bashkë me djalin, kur ndërkohë nuk kishin prokurë nga babai.

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 23.04.2023, nga ora 08:15 AM – 09:51 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:

Eneo: Mgjesi vlla

Briken: Mirmgjes

Eneo: Si u gdhive

Briken: Mire mire. U vonova mrom se isha me nje dark familjere

Eneo: Ska gje vlla tak sot po qe I lire. Ate gocen sot e bejm dot

Ne orën 08:24AM zhvillohen dy biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Enkeleda Xhaja dhe Brajan Xhaja. Ca nr ti them vlla

Briken: Te 4

Eneo: Po ngjitet vlla

Briken: Ok

Eneo: Cdo gje ok vlla

Briken: Ok

Eneo: Rrofsh vlla

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se E.Xh është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi B.X është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuBi cili ka lejuar kalimin e të miturit pa prokure nga prindi tjetër.

Një tjetër rast është më datë 18.09.2023, ku një nënë ka kaluar kufirin me 3 fëmijët e saj, e papajisur me prokurë nga bashkëshorti. Sipas bisedave në Signal, atë e priste bashkëshorti në Catania.

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 18.09.2023, nga ora 08:11 PM – 10:19 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: O vlla ca bon e shef dot kte. (I dërgon pasaportën e shtetases

Briken: 1 min ka nejt para ca vitesh shume

Eneo: Po eshte ok dmth

Briken: Po ok

Eneo: Spaskan prokuren per kalamjat e ka burrin nitali. Fola e tel me burrin e vet tani e bejm?

Briken: E ka me letra burrin

Eneo: Se di se pieta. Ne Catania jane. Atje duan te shkojn dhe kta

Briken: Kur kishte ik ai

Eneo: tja kërkoj pasaportën

Briken: Po kerkoja nje here

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Idriz Xhelo dhe Merjeme Idrizaj. Kan dhe cunin per Catania te 3. Neser n6 tmjeti. Kurse kjo neser ma sjell

Në orën 09:57PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësitë të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: Ten r 14 vlla

Eneo: Ok vlla

Referuar bisedës dhe të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasja P. Y nuk ka probleme në sistem, por ajo ka udhëtuar me femijët e saj S.Y, N.Y dhe K.Y, e papajisur me prokurë nga prindi tjetër.

Po ashtu më datë, 12.08.2023 efektivi Briken Tereziu ka lejuar kalimin e një vajze nga Rinasi pa prokurën e babait.

Eneo: Mgjes vlla. Si je

Briken: Mire vlla si je ti

Eneo: A je lodh je merzit. Je ne pune sot?

Briken: Shtyme. Ca ke bo ti. Ne pune jam

Eneo: Po mir ja po levizim kto dite shyqyr

Briken: Po shyqyr

Eneo: Do tsjrll nje zonje lart ti lej aty

Briken: Ok

Eneo: Eshte dhe I gru me gocen 15 vjec pastaj

Briken: Ma nis emrin

Eneo: ti lej dhe ajo aty. I dërgon pasaportën e shtetases L.P. Zonja eshte per Pisa ne 12 e 25

Briken: Ok

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases M.S. Kurse kjo është me gocen per Budapest 15 e 30

Briken: Ca ka kjo. Ska prokur apo ca

Eneo: Se ka prok se ka ik me burrin nga bari. Burrin e kthyn per ditet bash me gocen. I dërgon pasaportën e shtetases A.S.

Briken: E ke dhe pasap e burrit

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasja M.S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 12:46 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, e cila më datë 05.08.2023 është kthyer inad (Gërma F) me motivacionin” ka qendruar 90 dite ne 180 ditet e fundit ne BE”.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasja A.S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 11:46 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, pa prokurrë nga babai I saj.

Babai L.S nuk rezulton te ketë dalje nga territori RSH nga PPK Rinas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E RITHEMELIMIT PARA BASHKISË/ Tensionohet situata, i vënë flakën gomave para policisë
Previous article OPERACIONI/ Kalonin qytetarë drejt BE kundrejt ryshfetit, 1 polic në kërkim, 3 arrest shtëpie, 4 detyrim paraqitje! Masë sigurie edhe për...

s.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT