• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI/ Kalonin qytetarë drejt BE kundrejt ryshfetit, 1 polic në kërkim, 3 arrest shtëpie, 4 detyrim paraqitje! Masë sigurie edhe për…
Home
Breaking News

OPERACIONI/ Kalonin qytetarë drejt BE kundrejt ryshfetit, 1 polic në kërkim, 3 arrest shtëpie, 4 detyrim paraqitje! Masë sigurie edhe për…

4 June, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

– AMP po zhvillon një operacion pas disa muajsh hetime, për të goditur një skemë korrupsioni në radhët e policisë kufitare. Pas kërkesës së AMP gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg për efektivin e rinasit: Briken Tereziu, por masa ende nuk është ekzekutuar. Masa arrest me burg i komunikohet në qeli edhe Eneo Sulejmanit. Ky i fundit ndodhet në burg pasi u kap me 1 kg kokaine kohë më parë.

Gjithashtu gjykata ka vendosur masën arrest shtëpie për 3 efektive policie të cilët janë Sokol Xhika, Aris Drini, Ermal Mesi, të tre efektive në Rinas. Ndërkohë Detyrim paraqitjeje është vendosur për 4 të tjerë: Enkis Aliaj, Argil Hasa, Ylli Prenci, dhe Rei Shenjtolli. Sipas burimeve 8 punonjës të tjerë janë nën hetim.

Veprimtaria kriminale dyshohet se është kryer nga marsi 2023 deri në mars 2024. Dyshohet se agjencia në emër të Sulejmanajt, “Bus Albania” priste bileta avioni për persona të ndryshëm që nuk udhëtonin dot drejt BE. Dyshohet gjithashtu se Eneo Sulejmanaj kishte kontakte me efektivin Briken Tereziu. Ky i fundit përmes kolegëve të tij lejonin udhëtimin e personave të jashtëligjshëm për të kaluar kufirin përmes shumave monetare. Briken Tereziu është shpallur në kërkim pasi ende nuk është arrestuar. Të gjithë efektivët akuzohen për shpërdorim detyre. Ndërsa Sulejmanaj akuzohet për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Të njëjtat burime shtojnë se këta persona në bashkëpunim me Eneo Sulejmani kanë bashkëpunuar të fusin klandestinë drejt BE. Aktualisht vazhdojnë hetimet edhe në gjendje të lirë edhe për 8 punonjës policie të tjerë, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, të dyshuar të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal.

Në kërkim: Inspektor Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” 259 dhe 248 të K.Penal (Shpallur në kërkim);
Arrest në burg: Eneo Sulejamanaj, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal. (Ne qeli)
Arrest shtëpie
Inspektor Sokol Xhika,, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,
Inspektor Ermal Mesi,me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”
Inspektor Aris Drini, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”
Detyrim Paraqitje
Inspektor Ylli Prençi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”
Inspektor Rei Shenjtolli, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,
Inspektor Enkis Aliaj, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”
Inspektor Argil Hasa, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRGJIMET/ ‘Atë gocën e bëjmë dot sot’, si lejohej kalimi përmes Rinasit i të miturve pa prokurën e njërit prind: I pret babai
Previous article DO BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Dalin pamje nga ‘babyshower’ i Mikela Pupës

s.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT