• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshën 92 vjeçare inxhinieri i fundit i elektrifikimit të Shqipërisë
Home
Aktualitet
Kronikë

E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshën 92 vjeçare inxhinieri i fundit i elektrifikimit të Shqipërisë

1 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një nga pionerët e elektrifikimit të vendit, kryeinxhinieri i parë i Ndërmarrjes së Ndërtimit të Linjave të Tensionit të Lartë, Minella Papakostandini ka humbur jetën ditën e sotme. Inxhinieri ka humbur jetën në qytetin e Worcesterit në USA.

Minella lindi në qytetin e Beratit më 6 Gusht të 1932 në një familje qytetare dhe intelektuale të madhe dhe të nderuar. Fëmijërinë Minella kryesisht e kaloi në qytetin e Durrësit, ai shquhej nga shokët për rezultatet e larta në mësime si dhe për talentin që kishte në pikturë dhe skulpturë por dhe për besnikërinë dhe dashurinë që ai kishte për shokët dhe njerëzit në përgjithësi.

Këto virtyte e karakterizuan dhe shoqëruan gjatë gjithë jetës së gjatë dhe siç e thotë vetë ai në librin e tij të fundit Drite Hijet e Një Jetë të Trazuar. Minellës iu desh të punonte që në moshë të re 12, 13 vjeç së bashku me profesorin e tij të pikturës në shtëpinë e kulturës të qytetit të Durrësit që ishte nga Italianët e mbetur në Shqipëri, profesor Kulluri si dhe shokët e tij të fëmijërisë Kristaq Ramën dhe Konstandin Lekën.

Iu desh të punonte pasi babai i tij u fut në burg nga regjimi i atëhershëm për 3 vjet dhe ishte Minella 13 vjeçar që mbajti familjen e tij si dhe paguante për vëllezërit dhe motrat që ishin më të vegjël…kjo skaliti tek Minella ndjenjën e përgjegjësisë si dhe rriti respektin e miqve dhe shokëve dhe të kujdo që e njihte. Për motrat dhe vëllezërit e tij nuk thonin janë femijët e Pandeliut por janë motrat e vëllezërit e Minellës.

Pas shkollës Minella punoi për më shumë se 30 vjet si kyeinxhinieri i ndërmarrjes së tensionit të lartë, kryenxhinieri i parë…një nga pionerët e parë të elektrifikimit të Shqipërisë. Brezi i nderuar i asaj plejade ndërtuesish dhe heronjsh të heshtur që nuk morën atë që meritonin as nga regjimi komunist por as nga demokracia. Brezi që sakrifikuan çdo gjë dhe si shpërblim morën vetëm respektin dhe dashurinë e njëri tjetrit.
Gjatë kësaj periudhe mori një mori medaljesh dhe urdhra pune të klasit të parë.

Minella është autori i mbi 14 libra teknike si dhe mbi dhjetë libra artistikë dhe përkthime. Libri i tij i fundit i botuar me rastin e 90 vjetorit ishte i veçantë pë. Minella ka lënë dhe një galeri të tërë me pikturat e tij bërë në vite të ndryshme si dhe skica politike në gazetat kombëtare në Shqipëri dhe Amerikë.

Në jetën shoqërore Minella ishte një shok dhe mik i vyer, njeri që dëgjohej dhe respektohej dhe që fjala i peshonte. Minella ishte një djalë i rrallë dhe vëlla i pa parë për prindërit dhe motrat që sakrifikoi aq shumë gjersa u bënë dhe ato ashtu siç dëshironin…

Për familjen e tij i biri dhe 2 vajzat e Minellës thonë se ishte model i njeriut këmbëngulës dhe moralit të lartë.
Minella u bë një gjysh model për të gjithë nipërit dhe mbesat por njëkohësisht dhe një gjysh-baba i mrekullueshëm për femijt e vajzës së mesme pas fatkeqësisë që e la vetëm në moshë të re.

Minella la pas gruan, djalin, Alfredin dhe 2 vajzat, Silvana dhe Lydra si dhe nipërat e mbesat si dhe 2 stërmbesat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TROFEU I 15-TË NË HISTORI/ Real Madrid mposht 0-2 Dortmundin dhe fiton Champions League
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Dortmund “flirton” me golin, verdhezinjtë në sulm ndaj Realit (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT