• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Kontrabandonte mallra pa akcizë, arrestohet polici në Qafë Botë
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Kontrabandonte mallra pa akcizë, arrestohet polici në Qafë Botë

1 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në Pikën Kufitare të Qafë Botës një punonjës policie për kontrabandë me mallra që paguhet akcizë. Sipas Policisë, ai u arrestua në flagrancë teksa lëvizte nga pika e kalimit kufitar Qafë Botë në drejtim të Sarandës. Gjatë kontrollit të automjetit atij ju gjetën 49 steka të papajisura me pullën fiskale, të dyshuara kontrabandë, me një vlerë rreth 3500 euro.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka finalizuar operacionin “Stekat”, pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale, duke arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë B.H., me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, pasi gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes Benz”, me të cilin po lëvizte nga pika e kalimit kufitar Qafë Botë në drejtim të Sarandës, ju gjetën 49 steka të papajisura me pullën fiskale, të dyshuara kontrabandë, me një vlerë rreth 3500 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga kontrolli i një dyqani në pronësi të këtij shtetasi u gjetën edhe disa qese me duhan pa pullë fiskale.

Nga hetimet e deritanishme të  ndjekura nga AMP, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka rezultuar se ky punonjës policie në mënyrë periodike, gjatë kohës që ka qenë me shërbim në PKK Qafë Botë, kalonte këto mallra kontrabandë për të furnizuar biznese të ndryshme në Sarandë, në një vlerë që përllogaritet të jetë rreth 10,000 euro në muaj nga shit-blerja e mallrave”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat me cigare kontrabandë, qese plasmasi me duhan pa pullë fiskale, 2 telefona celularë dhe automjeti tip Mercedez Benz që shërbente për transport.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Po prezantonte programin, Lulzim Bashës i ikin dritat gjatë takimit
Previous article RRITJA E PAGAVE/ Mazniku: Ndodh brenda verës, bashkitë të ristrukturojnë stafet

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT