• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË GAZA/ Erdogan sulmon OKB-në: Ju nuk mbroni dot as stafin tuaj! Çfarë po prisni…
Home
Nderkombetare

LUFTA NË GAZA/ Erdogan sulmon OKB-në: Ju nuk mbroni dot as stafin tuaj! Çfarë po prisni…

29 May, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi ashpër Kombet e Bashkuara dhe i bëri thirrje “botës islamike” të reagojë pas sulmeve të fundit vdekjeprurëse izraelite në Gazë.

“OKB-ja nuk mundet ta mbrojë as stafin e vet. Çfarë po prisni që të veproni? Shpirti i OKB-së është i vdekur në Gazë”, tha Erdogan para ligjvënësve të partisë së tij, AKP, më 29 maj.

Deklaratat e Erdoganit vijnë në ditën kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të takohet për të diskutuar për sulmet e fundit të Izraelit në një kamp në Rafah.

Sulmi i fundit në një kamp në perëndim të Rafahut të martën la të vrarë 21 persona, sipas zyrtarëve të Mbrojtjes Civile në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Po ashtu, të dielën u vranë dhjetëra persona në një kamp në Rafah.

Presidenti turk po ashtu kritikoi shtetet me shumicë myslimane për dështim që të marrin një veprim të përbashkët sa i përket sulmeve izraelite.

“I kam disa fjalë që dua t’ia them botës islamike: çfarë po prisni që të merrni një vendim të përbashkët”, tha Erdogan.

“Izraeli nuk është vetëm kërcënim për Gazën, por për gjithë njerëzimin”, shtoi ai.

Sipas presidentit turk, asnjë shtet “më nuk është i sigurt pasi që Izraeli nuk respekton ligjin ndërkombëtar”, duke përsëritur akuzën e tij se Izraeli po kryen “genocid” në Gazë.

Që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, Erdogan vazhdimisht ka kritikuar Izraelin për veprimet në këtë territor palestinez.

Erdogan po ashtu ka thënë se nuk e konsideron Hamasin organizatë terroriste por sipas tij është një grup luftues për çlirimin dhe mbrojtjen e tokave palestineze./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DËNUAR PËR KORRUPSION/ KLGJ shkarkon gjyqtaren Zamira Vyshka
Previous article U LIRUA NGA AMISTIA DHE U NIS DREJT ITALISË/ Leo Roci zhduket në kufirin serbo-kroat

s.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT