• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MAJI I TRISHTË/ Kur vendi i punës kthehet në tragjedi. 5 puntorë ndërrojnë jetë në ditë të ndryshme, ja SHKAKU
Home
Ekskluzive

MAJI I TRISHTË/ Kur vendi i punës kthehet në tragjedi. 5 puntorë ndërrojnë jetë në ditë të ndryshme, ja SHKAKU

27 May, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Të punosh për të mbajtur familjen është një nga sakrificat më të mëdha që bën një familjar apo qytetar.

Majin tashmë mund ta quajmë edhe muajin më të trishtë dhe të zi pasi 5 puntorë kanë ndërruar jetë. 4 prej tyre duke rënë nga lartësia apo puna që bënin nëe pallatin ku punonin dhe njëri prej tyre në minietë.
Ditën e sotme humbi jetën një 53-vjeçar në ambientin e punës.
Adrian Fejzullai kishte pak vite që ishte kthyer nga Greqia për të ndërtuar jetën këtu në Tiranë. 53-vjeçari ka qenë duke ngritur kova me llaç kur ka rënë nga lartësia, nga kati i 7, duke marrë dëmtime të rënda të cilat rezultuan fatale dhe i morën jetën.

Alpenews.al ju rikujton edhe një herë personat që kanë humbur jetën si pasojë e pasigurisë në punë, duke e filluar nga ngjarjet e ndodhura më së fundi.

Jurgen Veshi punëtor në gurore humbi jetën më 22 maj!


Jurgen Veshi ishte vetëm 24-vjeç dhe bënte punë të rëndë në gurore për të mbajtur familjen me 6 anëtarë.  Jetonte prej 15 vitesh ne fshatin Brataj të Selenicës, ndërsa kishte ardhur në këtë fshat nga Dibra. Fatkeqësisht një masiv guri u shkëput nga mali dhe e zuri poshtë. I riu punonte me skrep në guroren e Bratajt, por në momentin e aksidentit ka qenë duke rregulluar mjetin e punës.

Armond Peshku, minator humbi jetën më 21 maj!

Aksident tjetër i rëndë ndodhi në minierën në Thekën të Martaneshit. Dy minatorë të cilët punonin si vagonistë në minierë u zunë poshtë nga shembja e një masivi mineral teksa po punonin. Si pasojë e plagëve të marra minatori Armond Peshku, vetëm 29 vjeç humbi jetën, ndërsa  Hajdar Bala u shtrua në spital.

Preng Gjoni, punëtor ndërtimi humbi jetën më 11 maj në Kune!

Preng Gjoni, 50-vjeç humbi jetën në ambientin e punës në Lezhë. Ai po punonte në kantierin e një pallati në zonën e Kunes në Shëngjin ku mori goditjen fatale në kokë nga një dërrasë që u shkëput nga objekti.

Emiliano Frroku punëtor ndërtimi, humbi jetën më 9 maj në Shëngjin!

Një punëtor ndërtimi humbi jetën aksidentalisht në Shëngjin, pasi ra nga kati i 9 i objektit ku po punonte.Emiliano Frroku 28-vjeç ndërroi jetë në spital.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARM i Macron: Besoj se Europa po vdes! Jemi në rrezik, duhet forcim i sovranitetit ndërkombëtar
Previous article BËNI KUJDES! Këto janë faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT