• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI I QEVERISË/ Të gjithë KATEGORITË që përfitojnë matësit e rinj të Ujit. Nga ato në nevojë …
Home
Sociale

VENDIMI I QEVERISË/ Të gjithë KATEGORITË që përfitojnë matësit e rinj të Ujit. Nga ato në nevojë …

26 January, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ndërkohë që shteti po përgatitet për një aksion në fushën e lidhjeve të ujit të pijshëm në mbarë vendin, të ngjashëm me atë që u ndërmorr disa vite më parë për abuzuesit e energjisë elektrike, qeveria ka vendosur të lehtësojë 100% të gjithë qytetetarët në nevojë.

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 12 janar, këta qytetarët do të përfitojnë subvencionimin e tarifës së lidhjes së kontratës dhe të vendosjes së matësve të ujit. Vendimi e shtrin fuqinë e tij që nga dita e parë e këtij viti.

  • TË GJITHË ATA QË PËRFITOJNË

Sipas këtij Vendimi, kategoritë në nevojë, që përfitojnë nga subvencionimi i lidhjes së kontratave dhe të vendosjes së matësve të ujit, janë si më poshtë vijon.

Së pari, do të përfitojnë familjet, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, sipas përcaktimeve të ligjit për ndihmën dhe shërbimet shoqërore dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, dhe që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

Po kështu, përfitojnë familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

Familjet e përcaktuara si më sipër, të cilat nuk disponojnë një kontratë të lidhur me ujësjellës-kanalizimet sh.a., do të përfitojnë lidhjen e kontratës së ujit pa pagesë. Po kështu, ato familjet sa më sipër, të cilat nuk janë të pajisura me matës të ujit në banesë, do të përfitojnë vendosjen e matësve pa pagesë.

Nga ana tjetër, nuk do të paguajnë për lidhjen e ujit dhe matësin as kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose që përfitojnë pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

  • LISTAT DHE AFATET

Listat e familjeve, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, sipas përcaktimeve të ligjit për ndihmën dhe shërbimet shoqërore dhe familjeve që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar dhe që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar, shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve do t’i marrin zyrtarisht brenda shtatë ditëve të para të muajit nga bashkia e zonës së shërbimit të ujësjellës-kanalizimeve sh.a., në bazë të të cilave të bëhen lidhja e kontratës dhe vendosja e matësve.

Ndërsa listat e familjeve që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar dhe të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose që përfitojnë pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar, çdo bashki do t’i marrë zyrtarisht brenda shtatë ditëve të para të muajit nga agjencitë e sigurimeve shoqërore dhe do t’i vendosë në dispozicion të ujësjellës-kanalizimeve sh.a., në bazë të së cilave do të bëhet lidhja e kontratës dhe e vendosjes së matësve.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS U HABISNI/ Tashmë KËNGËTARËT do të paguajnë taksa shtesë. Ja se sa është VLERA
Previous article U eliminua nga Arsenal, Conte vijon polemikat me klubin

g.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT