• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INSPEKTON PUNIMET NË URËN E BABRROIT/ Veliaj: Bashkon Tiranën dhe Kamzën si infrastrukturë, por edhe ekonomi
Home
Politikë

INSPEKTON PUNIMET NË URËN E BABRROIT/ Veliaj: Bashkon Tiranën dhe Kamzën si infrastrukturë, por edhe ekonomi

23 May, 2024 s.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet te Ura e Babrroit, teksa ndau lajmin e mirë se ajo do të jetë e hapur për automjetet në muajin qershor. Ai tha se ndihet i lumtur që Kamza dhe Tirana do të bashkohen në infrastrukturë, çka do të ndikojë në rritjen e ekonomisë.

“Ne i gëzohemi turistëve që vijnë dhe parave që shpenzojnë këtu, por harrojmë se qyteti nuk ndërtohet nga turistët, por nga njerëzit e punës. Pjesa më e madhe e njerëzve të punës jashtë Tirane vijnë nga Kamza, Paskuqani dhe Babrroi. Janë njerëz që punojnë çdo ditë me ndershmëri, kryesisht në sektorë shërbimesh, në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës. Por, mënyra se si vihej nga Kamza në Tiranë nuk ishte aspak dinjitoze. Pra, vitet e fundit u kemi bërë më shumë yzmet turistëve, që të na gjejnë sa më mirë, dhe kemi ‘harruar’ t’i bëjmë yzmet njëri-tjetrit. Sot kemi reflektuar dhe kjo urë do të bashkojë Tiranën dhe Kamzën në një lidhje e cila më shumë se sa lidhje infrastrukture, është një lidhje ekonomike”, tha Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Kreu i Bashkisë tha se pas përfundimit të urës, bashkia ka menduar që, në njërën anë të lumit të jetë Unaza e Madhe, ndërsa në anën tjetër të krijohet një park linear, i cili do të shërbejë për të gjithë banorët e zonës për të kaluar disa orë qetësie dhe argëtimi me fëmijët dhe të afërmit.

 

 

“Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur! Nuk është ky momenti të gjykojmë historinë 30-vjeçare të ndërtimeve pa leje buzë lumit, por mjafton të shikojmë se si pemët që janë mbjellë buzë lumit, se si rehabilitimi i Lumit të Tiranës, e ka bërë një “përrallë nga e kaluara” historinë e përmbytjeve. Sot e kemi harruar, por lumi nuk ka nevojë vetëm të zbutet nga egërsia e reshjeve, ka nevojë edhe të përdoret. Shumica e qyteteve të mëdha të botës, Roma, Parisi, Berlini, Londra, janë ndërtuar pranë lumit. Ne i shkonim larg kumit se s’dinim si ta trajtonim lumin në ditët e veta të përmbytjeve. Tani që e kemi trajtuar, lumi duhet të kthehet gjithashtu në një park. Kur shikoj që shumë segmente janë lulëzuar, janë mbjellë, njerëzit fillojnë dalin shëtitje, lumi krejt papritur nga rrezik, kthehet në një mundësi. Pra, në njërën anë të lumit do kemi autostradën, unazën, e cila po ecën me ritme të jashtëzakonshme nga ARRSH-ja, ndërsa në anën tjetër të lumit do të kemi një park linear, ku njerëzit duhet të bashkëjetojnë edhe me pjesën urbane të trafikut dhe të ritmit ekonomik që ka Tirana”, nënvizoi ai.

Në fund, Veliaj kërkoi bashkëpunim nga banorët, që të tregojnë pak durim deri në përfundimin e saj. “Mezi pres që ta hapim në fund të qershorit, që të gjithë ata që do të shkojnë mes Kamzës dhe Tiranës, Babrrusë, Paskuqanit gjatë verës, të ndihet një lehtësim. Kërkoj bashkëpunimin nga banorët edhe kur të kemi prishje, sidomos për prishjet e ndërtimeve pa leje, që siç shikohet tani janë bërë vërtet pengesë. Na rroftë që kemi bërë urën, se në momentin që përballemi me ndërtime pa leje në anën tjetër, sigurisht që do t’i trajtojmë sipas rregullave të shpronësimit dhe të rindërtimit, por edhe ata duhet ta pranojnë se qyteti nuk mund të pengohet. Sot Tirana ka shkuar mbi 1 milionë banorë, Kamza ka kaluar 250 mijë banorë, kështu që gjysma e Shqipërisë nuk mund të pengohet nga 2-3 njerëz që ia panë hajrin një ndërtimi të paligjshëm, por në këtë fazë do duhet t’ia shohin hajrin zhvillimit të të gjithë Tiranës dhe të Kamzës simotër”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E KAM GATI AKRIVOLIN"/ Burri tregon divorcin nga gruaja: Më grisi rrobat që solla nga Italia...
Previous article DETAJET E REJA/ Sot qëlloi me thikë gruan, Jakup Shahu më herët i dënuar për vrasjen e burrit të së dashurës

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT